Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Rëndohet edhe më shumë jeta e kosovarëve

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Situata me rritjen e çmimeve po rendohet çdo ditë e më shumë në Kosovë. Edhe muaji shtator ka nisë me shtrenjtim të produkteve ushqimore. Në fillim të këtij muaj janë rritur çmimet tek mielli, sheqeri, orizi, kafeja dhe makaronat.

    S’ka ditë që në Kosovë nuk raportohet se një produkti ushqimor i është rritur çmimi.

    [the_ad id="78756"]

    Kjo valë e shtrenjtimit të çmimeve ka vazhduar edhe në muajin shtator.

    Agjencia e Statistikave ka treguar se rritja e çmimeve i ka prekur shumicën e produkteve që konsumohen më së shumti nga qytetarët.

    Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve të produkteve bazike nga ASK-ja vërehet lëvizje e çmimeve tek mielli, sheqeri, orizi, kafeja dhe makaronat.

    Pesë kilogramë miell krahasuar me disa ditë me herët tash janë më shtrenjtë për 5 centë. Kurse, 800 gram oriz, tash kushtojnë 1 euro e 33 centë, nga 1.13 euro sa ishin me herët. Një rritje të lartë të çmimit është vërejtur tek sheqeri, që nga 5 euro e 26 centë, ka shkuar në 5 euro e 40 centë.

    “Sheqer – Agrokor, Kristal, 5 kg tash janë 5,40, nga 5,26. Miell gruri – Dellino, 5 kg tani shiten me 3,80, ishte 3.75. Oriz – Ducato di Mantova, Gloria, 800 gr aktualisht është 1,33, derisa ditë më parë ishte 1,13.  Makarona – Divella, 500 gr kushtojnë 0,94, ditë më parë ishin 0,91. Sheqer – Agrokor, Kristal, 5 kg tash kushtojnë 5,40, ditë më parë ishin 5,26. Ajkë Schmand – Zott 18 %, 400 gr kushtojnë 1,43, ishte 1,31. Kafe e bluar – Prince, 500 gr tash shitet për 6,44, ditë më parë ishte 6,21”, thuhet në publikimin e fundit të ASK-së.

    Banka Botërore ditë më parë ka treguar se çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë rritur për 19.2 për qind.

    Në përditësimin e saj të sigurisë ushqimore, Banka Botërore njoftoi se nga prilli deri në korrik 2022, inflacioni në produkte ushqimore është i lartë në pothuajse të gjitha vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

    Sipas raportit të Bankës Botërore, inflacioni në produkte ushqimore për muajin qershor në Kosovë ishte 19.2 për qind.

    Ndërsa, Agjencia e Statistikave ka treguar se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin korrik 2022, me muajin korrik 2021, ishte 14.2 për qind.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklarim për media pati thënë se kur qytetarët kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë. Sipas tij, kur qytetarët e një vendi shohin se nuk ka korrupsion në Qeveri, kanë më shumë gatishmëri që të paguajnë taksat.

    “Kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, dhe kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri që të paguajnë taksat, tha ai, gjersa si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë përmendi pozitën e favorshme gjeografike, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit e politikën stabile fiskale”.

    E qeveria që drejtohet nga Albin Kurti aktualisht është duke u ballafaquar me greva për shkak të rritjes së çmimeve edhe krizës financiare që i ka kapluar qytetarët.

    Javën e kaluar, Qeveria ka dal me një pako ndihmëse, duke thënë se po i ndihmojnë qytetarët me nga 50 dhe 100 euro.

    Kryeministri Kurti në një deklarim për media bëri të ditur se duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro.

    Ai njoftoi se për pensionistët do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërkaq familjet në asistencë sociale do t’i mbështesin duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

    Kryeministri përmendi edhe sektorin privat, duke thënë se 80 për qind janë të punësuar në këtë sektor, i cili është prekur më së shumti nga inflacioni.

    Mirëpo, për këtë pako ka pasur reagime të shumta. Njohësit e ekonomisë kanë thënë se Qeveria Kurti e ka lënë punëtorin e sektorit privat në mëshirën e punëdhënësit.

    Pakoja e re e prezantuar nga ekzekutivi nuk ka marrë mbështetjen as të ish-kryetarit tjetër të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Sipas tij, kjo pako është e nxitur nga presioni dhe paniku, si dhe ka për synim jo adresimin e problemit të inflacionit, por “paqen sociale afatshkurtër”, “pas menaxhimit amatoresk, me krizën energjetike dhe së fundmi me grevën në sektorin publik”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.