Të gjithë ishin shumë të fokusuar të shikonin ribashkimin e Borës dhe Donaldit në sfilatën e Valdrin Sahitit dhe dashur pa dashur mbeti jashtë fokusit një tjetër marrëdhënie, ndoshta edhe më e ndërlikuar se historia e çiftit të famshëm.
Flasim për Leonora Jakupin dhe Nora Istrefin, dy ish-mikesha që duket se me praninë e tyre në këtë event kanë vënë jo pak në siklet miqtë e afër, dikur mikesha të ngushta, prej vitesh tashmë dy këngëtaret nuk flasin më.
Leonora u shpreh para pak kohesh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit, “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, ka thënë Leonora.
Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora, kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër, që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave ka ngrirë, duke mos pasur më asnjë kontakt.
Në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me shpoti, e njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes, Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët.
Kështu, Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizzit kosovar, kolegë këta që pasi kanë qëndruar me Leonorën, as nuk kanë “guxuar” të afrohen te Nora, pas raportit të tensionuar të krijuar./panorama/

