Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Rishfaqet Al Kaeda me një kërcënim për Amerikën, paralajmëron luftë në të gjitha frontet

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kjo fundjavë shënon 10 vjetorin e vrasjes së Osama Bin Ladenit, njeriut që orkestroi sulmet e 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

    Pas kërkimesh disa vjeçare, Bin Laden u gjurmua më në fund në një kompleks të rrethuar me mure të larta në Pakistan, e u ekzekutua nga forcat speciale, Seal Team 6.

    [the_ad id="78756"]

    Me vdekjen e tij, organizata famëkeqe e terrorit që ai drejtoi, Al Kaeda, nuk i mbushi më titujt e gazetave përveçse me ndonjë sulm sporadik. Por tani që trupat amerikane po nisin tërheqjen nga Afganistani, Al Keda thotë CNN, është rishfaqur sërish me kërcënimin të nisë një luftë ndaj Amerikës në të gjithë frontet.

    Në një intervistë për gjigandin mediatik amerikan, dy operativë të saj thanë se goditja do të vazhdojë në çdo drejtim derisa sa ata të tërhiqen edhe nga pjesa e mbetur e botës islame. Shtëpia e Bardhë njoftoi se trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani. Gati 100 trupa, së bashku me pajisjet ushtarake, janë zhvendosur kryesisht përmes avionëve.

    Edhe NATO-ja ka filluar tërheqjen e misionit të saj. Anëtarët e aleancës së mbështetur nga SHBA-ja ranë dakord këtë muaj për të përfunduar misionin e tyre me 9.600 njerëz në Afganistan, pasi presidenti amerikan, Biden bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Uashingtonit.

    Zyrtarë të lartë afganë thonë se talibanët po përdorin forcë në përpjekje për të fituar territor derisa trupat e huaja po tërhiqen. Talibanët kanë zhvilluar një kryengritje dy dekadëshe, që kur u dëbuan nga pushteti, nga trupat e udhëhequra nga SHBA-ja më 2001.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.