Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Ronaldo qëndron në Europë: planifikohet goditja e shekullit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Cristiano Ronaldo nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një futbollist si gjithë të tjerët. Në thelb sepse ai shkroi historinë dhe potencialisht vazhdon ta bëjë këtë me çdo top të prekur dhe gol të shënuar.

    Topa të Artë dhe rekord pas rekordi që portugezi arriti të thyente në karrierën e tij. Megjithatë, pas largimit nga Juventusi dhe kthimit te Manchester United, karriera e tij duket se është në një udhëkryq vendimtar që po e çon në një rënie të ngadaltë.

    [the_ad id="78756"]

    Sezonin e kaluar, ndonëse nuhatja e golit nuk u shua, mbërriti vetëm kualifikimi në Europa League dhe në muajt e verës Ronaldo kërkoi largimin nga Old Trafford.

    Kapitulli ka mbetur i hapur, duke qenë se marrëdhënia me Erik ten Hag nuk është shumë e mirë dhe CR7 ka humbur vendin në formacionin titullar.

    Lamtumira me klubin me të cilin u bë i madh mund të realizohet tashmë në janar dhe mund të kënaqë të gjitha palët. Sidomos nëse, në fund, blerësit do ta realizojnë vërtet “goditjen e shekullit”.

    Kështu e kanë përkufizuar media të ndryshme turke, sepse Galatasaray nuk ka ndërmend të heqë dorrë nga ëndrra Ronaldo, pavarësisht një rroge shumë të lartë dhe një reparti sulmues që u forcua në merkaton e verës me lojtarë të kalibrit të Dries Mertens dhe Mauro Icardi.

    Sipas asaj që raporton Fotomac, turqit nuk e kanë mbyllur aspak kapitullin Ronaldo dhe këtë e tregojnë edhe fjalët e fundit të një njeriu shumë të rëndësishëm në dinamikën e Galatasaray. Nënpresidenti Erden Timur tha në fakt: “Kemi takuar emra që sfidojnë ëndrrat”.

    Frazë që ka ushqyer më tej shpresat e turqve për një marrëveshje të shtrenjtë, por që mund të ndryshojë edhe historinë e Super Ligës.

    Mediat turke, në fakt, janë të shfrenuara për atë që ata mendojnë se mund të jetë goditja më e rëndësishme në historinë e Turqisë nga këndvështrimi i futbollit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.