Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Rrahje e therje me thikë mes të rinjve, u kapën për të dashurën e njërit prej tyre

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali,

    Këtë herë në rrahje janë përfshirë tre persona, që dyshohet se u kapën për shkak të të dashurës së njërit prej tyre. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës, me ç’rast një person mbeti i lënduar.

    [the_ad id="78756"]

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete verbalisht, dy në njërën anë, L.H., dhe V.R., si dhe i dyshuari tjetër të cilin e sulmuan, E.A. Ata dyshohet se u rrahën për shkak të të dashurës së këtij të fundit, i cili më pas iu vërsul atyre me një thikë, njërin prej të cilëve e goditi.

    I dyshuari që u sulmua me thikë ka marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që thika është sekuestruar nga Policia që intervenoi në vendin e ngjarjes.

    Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

    Dy të dyshuarit e parë do të hetohen për veprën penale “Sulm”, kurse ndaj të dyshuarit të tretë rëndojnë dyshimet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.