Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Rrëfehet Koeman: Problemi shëndetësor, Messi, Titulli

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ronald Koeman foli në një intervistë të gjatë për gjashtë muajt e tij të parë në krye të Barcelonës. Holandezi e pranoi se ka patur frikë për shëndetin e tij dhe se problemi shëndetësor i ka ndryshuar pikëpamjen për jetën.

    “Kur gjëra të tilla ndodhin ose kur njerëzit afër jush sëmuren, atëherë jeta ndryshon. Në rastin tim, pata një goditje të vogël (në zemër) dhe kjo të bën t’i mendosh gjërat ndryshe. Ndoshta drejtimi i Barcelonës u bë një çështje: o tani, o kurrë! Kam punuar trajner për disa vite dhe nuk dua të jem akoma trajner i futbollit në moshën 70-vjeçare. Ky ishte momenti i duhur.”

    [the_ad id="78756"]

    Holandezi gjithashtu ka kaluar Koronavirusin, përvojë të cilën e ndau me të tjerët.

    “Unë vuajta vërtet, në kuptimin që isha vërtet i sëmurë. Isha shumë i lodhur dhe kisha ethe. Ishte më keq natën.”

    Koeman u pyet për Lionel Messit dhe çështjen e rotacionit.

    “Nëse ai është në gjendje për të luajtur, atëherë do të luajë, por natyrisht ai është më i vjetër se më parë. Eshtë një lojtar që ende dëshiron të jetë në çdo ndeshje, veçanërisht për t’i fituar ato. Leo stërvitet shumë, çdo ditë, është shumë i angazhuar. Si trajner, më pëlqen të flas me lojtarët e mi. Flas me Messin për shumë gjëra, sepse ai është kapiten i skuadrës.”

    Ansu Fati dhe Pedri janë lojtarë të cilët Koeman i vlerëson shumë për cilësitë që zotërojnë.

    “Është gjithmonë bukur të flasësh për të rinjtë. Ajo që kanë bërë Ansu Fati dhe Pedri në moshën 17 ose 18-vjeçare në një ekip kaq të madh si Barcelona është diçka shumë e madhe. Pedri ka ardhur nga Las Palmas shumë i ri dhe tashmë po luan kundër ekipeve si Real Madridi dhe Juventusi. Ekipi duhet ndryshuar pak e nga pak. Mund të kesh nevojë për lojtarët më të vjetër, por ata nuk do të jenë përgjithmonë dhe ju duhet të planifikoni ndryshime në kohën e duhur dhe me qetësi.

    Holandezi e ka të qartë se të Barça, përtej problematikave, kërkohet gjithjë titulli kampion.

    “Në një klub si Barcelona, ​​duhet të fitosh dhe mendoj se qëllimi ynë përfundimtar është të fitojmë ndeshje dhe trofe. nuk merr asnjë çmim nëse e mbyll i katërti, duhet të jesh gjithnjë i pari. Ky është mentaliteti që duhet të ketë kjo skuadër, ne nuk mund të pranojmë asgjë më pak. Barcelona është një skuadër që duhet të fitojë, me vetëdijen që duhet të bëhen ndryshime.”

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.