Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Rrëfimi i pazakontë i shqiptares: 17 vjeç më kanë marrë UFO-t, kam parë banorë të diellit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në Tetor është Halloween, data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave. Legjenda thotë se shpirtrat mblidhen së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.
    Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen.

    Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Për të folur pikërisht për këto fenomene paranormale, sa të vërteta janë, a bazohen ato në fakte shkencore dhe a ka një shpjegim real për to, të ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan, kanë qenë Alfred Cako, studiues dhe botues, Flora Xhemani, gazetare turizmi dhe Altin Bogdani, psikolog, studiues dhe botues.“Fenomenet paranormale quhen të gjitha ato fenomene, të cilat nuk perceptohen nga arsyeja njerëzore.

    [the_ad id="78756"]

    Ndarja midis fenomeneve paranormale dhe fenomeneve të zakonshme lidhet me atë që quhet ide racionale dhe ide iracionale.

    Perceptimi racional lidhet me faktin që çdo gjë e perceptojmë nëpërmjet shqisave dhe çdo gjë që shqisat nuk na e pranojnë, një pjesë e njerëzve, ata që nuk mendojnë me intuitë, janë të prirur që mos i besojnë këto lloj fenomenesh. Njeriu është i kufizuar shumë në perceptimin e realitetit dhe jo çdo gjë mund të shpjegohet përmes shkencës”, shprehet Alfred Cako.Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze, gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive. Disa thonë se këto fenomene janë prodhime fiziologjike, të tjerë këmbëngulin se ato janë psikologjike.

    “Unë kam pasur komunikim me një vajzë më ka marrë në Viber, nga një fshat i Tetovës, e cila thotë që jam rreth 42 vjeç, por ngjaj si 17 vjeç, sepse në moshën 17-vjeçare më kanë ardhur dhe më kanë marrë UFO-t. Më kanë folur Shqip me një gjuhë pak të vështirë, por edhe e shkruajtur ishte pak e vështirë. Donte të bisedonte me mua, besoj se ti do më kuptosh, më tha.

    Vijnë më marrin, tha, pothuajse vazhdimisht. Kam udhëtuar, më ka folur çfarë ndodh në planetët e tjerë, në diell. Kam udhëtuar në Diell, kam parë banorë të diellit, që ne i besojmë se ekzistojnë në disa kushte të veçanta. Thotë që babai më ka çuar tek hoxha,  më ka mbështjellë me çarçaf.

    Unë vazhdimisht kam biseduar me atë, disa herë dhe më thotë që nëse dikush kërkon të takojë një jashtëtokësor, mjafton të jetë në një vend në periferi, në një kodër, mjafton ta kërkojë dhe atij personi do t’i shfaqen jashtëtokësorë”, tregon më tej Cako.Gjithsesi, dukuri të tilla janë përfolur shumë, duke krijuar a nxitur besime dhe teori të çdo lloji. Nga pikëpamja shkencore, këto përvoja janë edhe më të vështira për t’u kuptuar.

    Provat mungojnë, pasi fenomeni shfaqet në kushte kaotike, që e bëjnë studimin e tij në kohë reale pothuajse të pamundur. Prandaj edhe fenomene të këtij lloji quhen “paranormal”, sepse ndodhin krahas ose paralelisht me ngjarjet normale ose reale.

    Sipas të ftuarve, disa eksperienca paranormale janë lehtësisht të shpjegueshme, bazuar në veprimtarinë defektoze të trurit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.