Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Rrëfimi i14-vjeçares që ishte kthyer nga Gjermania për t’iu Bashkuar UÇK-së e që sot eshtë bashkëshortja e Rexhep Selimit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Shqipe Mehmeti-Selimi, nga Malisheva e komunës së Gjilanit, ishte vetëm 14-vjeçare kur bashkë me familjen e saj ishte kthyer nga Gjermania në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së.

    Në vitin 1998 Shqipja, e cila në luftë njihej edhe me emrin “Shota”, kishte rrëfyer për gazetën “Jeta” momentin se si kishin vendosur bashkë me babanë, nënën, motrën dhe vëllezërit të vinin në Kosovë për të veshur uniformën e UÇK-së.

    [the_ad id="78756"]

    Në këtë intervistë ajo tregoi se momenti kyç për t’u kthyer nga Gjermania ishte lufta në Drenicë, saktësisht sulmi ku ranë heroikisht familja Jashari në Prekaz, por edhe ndjenja për t’i shërbyer atdheut.

    “Mua personalisht për të veshur uniformën e UÇK-së më ka shtyrë dashuria ndaj atdheut, përkatësisht obligimi ndaj tij, që t’i dal zot pikërisht tani kur ka nevojë për ndihmën e çdo shqiptari”, thotë Shqipja, e cila sot është bashkëshortja ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

    Më tej Shqipja tregon se në fillim kur kishte veshur uniformën kishte pasur pak femra në UÇK, ndërsa me kalimin e kohës ato janë shtuar.

    “Në fillim kemi qenë më pak, por me angazhimin tonë dhe takimeve që kemi pasur me banorët e Drenicës e të rajoneve tjera është shtuar interesimi i femrave të moshës relativisht të re për të veshur uniformën e UÇK-së.

    Aktualisht jam e angazhuar në Policinë Ushtarake në kuadër të Shtabit Operativ të UÇK-së për Drenicën, të cilën e udhëheq zoti S. Jashari. Pra këtu jam e angazhuar si police ushtarake”, tregonte ajo.

    14-vjeçarja ishte e bindur në atë kohë se rinia po jep provimin në mbrojte të atdheut, ndërsa vlerësonte kontributin e studentëve.

    Për Shqipen perspektiva e rinisë do të vinte pas çlirimit të Kosovës, për çka besonte se ky moment ishte afër.

    “Rinia jonë është e mrekullueshme. Ajo po jep provimin e pjekurisë pikërisht tani, kur populli ynë gjendet para sprovave të mëdha, para momenteve historike. Në këtë kuadër duhet çmuar kontributin e studentëve nga të gjitha viset e Kosovës, të cilët pa ngurrim iu bashkëngjitën UÇK-së.

    Pasi të çlirohet Kosova. Së shpejti, pasi luftës sonë të drejtë t’i bashkohet i tërë populli ynë liridashës, populli duhet të dëshmohet se është i gatshëm për sakrifica dhe në të gjitha mënyrat duhet ta japë kontributin vetë për të jetësuar synimet tona shekullore – lirinë e plotë të Kosovës”, thoshte 14-vjeçarja e UÇK-së.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.