Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Rritet pasuria e Shkëlqim Devollit, biznesmeni pejan e blen edhe gjigantin televiziv në Shqipëri

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ndryshime të mëdha po shihen në tregun mediatik në Shipëri. Në shtetin ku qeveris z.Edi Rama, një televizion tashmë ka kaluar në pronësinë e kompanisë “Devolli Coorporation”.

    Kjo kompani kosovare, me një investim disamilionësh, ashtu siç tregojnë burimet e Nacionales, e ka blerë televizionin ABC me seli në Tiranë.

    [the_ad id="78756"]

    Burimet tregojnë se tashmë një zyrtar i kompanisë “Devolli” ka qëndruar sot në ambientet e ABC-së, bashkë me drejtorin aktual të televizionit, Idaver Sherifin.

    Megjithatë, televizioni ABC me pronar Klodian Allajbeun vazhdon ta ketë pronësinë e televizionit T7 dhe Gazetës Express.

    Shkëlqim Devolli, biznismen nga Peja, është një nga emrat e njohur të sektorit privat në Kosovë.

    Në pronësi të tij ka disa kompani, përfshirë edhe një medium të madh kosovar. Më konktretisth, z. Devolli është pronar i Klan Kosovës, televizion i respektuar në Kosovë.

    Sidoqoftë, krahas investimeve në medie, “Devolli Coorporation” është i përfshirë edhe në disa sektorë të tjerë biznesorë. “Artmotion” është një tjetër kompani e njohur e Shkëlqim Devollit, e cila ka një treg të madh në Kosovë në fushën e rrjetit kabllor.

    Siç shkruante kohë më parë Evropa e Lirë, në pronësi të Shkëlqim Devollit është edhe një terminal doganor, që ka një hapësirë prej 21 mijë metrash katror.

    Megjithatë, kompania ndoshta më e njohur e tij është “Comodita Home”, natyrisht pas “Artmotion”. “Comodita Home” është lidere për prodhimin e dyshekëve në Kosovë. Madje, kjo e fundit së fundmi ka bërë edhe një reklamë me legjendën e futbollit italian, z.Totti.

    “Comodita Home” është njëra nga kompanitë e Devollit që ka eksportuar më së shumti gjatë këtij viti, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

    Në pronësi të z. Shkëlqim është edhe Princ Cafe, një nga produketet më të shitura të këtij llojit në Kosovë.

    Ndryshe, Shkëlqim Devolli së fundmi është parë aktiv edhe në Amerikë, ku e ka takuar edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në një fushë të golfit.

    Nuk dihet nëse z.Devolli ka luajtur ndonjë lojë golfi, por ai ka një fotografi si kujtim nga takimi me ish-presidentin Trump.

    Megjithatë, ai tashmë ka shënuar një gol në fushën e medias, duke e blerë televizionin “ABC News”.

    Kujtojmë që Shkëlqim Devolli është vëllai i z. Blerim Devollit, një tjetër biznesmen i pasur i Kosovës./Nacionale

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.