Buka, vaji ushqimor, qumështi dhe energjia elektrike janë produktet me rritjen më të madhe të çmimeve. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës brenda një viti, ngritja e çmimit të vajrave dhe yndyrave ushqimore ishte më e madhja me 51.3 për qind, pasuar nga buka me 24.3 për qind. Për këtë çmenduri të çmimeve ka bërë një analizë Selatin Kaçaniku, themelues i organizatës Konsumatori.
“Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon ta injorojë qytetarin / familjen konsumatorë”, ky është vlerësimi që jep eksperti i ekonomisë, dhe themeluesi i organizatës Konsumatori Selatin Kaçaniku, kur pyetet se çfarë po bënë qeveria për qytetarët dhe ngritjen e çmimeve.
Kacaniku në një bisedë për Syri.net ka treguar se si është renduar shporta e qytetarëve dhe si po jetojnë kosovarët me këtë gjendje.
“Ajo /Ato që mund t’i blinim para 5 – 6 vitesh me koston prej 115 Euro të shportës bazike të qytetarit / familjes konsumatore tani, sivjet nuk mund ta blejnë as 1/3 –tën. Pra, është rënduar/shtrenjtuar shporta bazike e ushqimit. Krahasor me dy vitet e fundit në Kosovë kemi ngritje çmimesh prej 200 – 330 %”, ka thënë Kacaniku.
Sipas tij as 100 eurot e qeverisë nuk janë asgjë për qytetarët e Kosovës.
“….tingëllon sikur duan të na bindin se këto para janë të qeveritarëve – njësoj si paratë e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve, qeveritarëve, presidencë. Po të donte / dinte, Qeveria do të na ndihmonte: Duke e konstruktuar një Buxhet përforcues e të na heq qafe Buxhetin konsumues. Do të na kthente TVSH-në e abuzuar te produktet themelore ushqimore.
Kjo është intervista e plotë:
Syri: Sipas ASK-së paga mesatare bruto për është 466 euro, por dihet se në Kosovë qytetarët marrin paga edhe me të ulta, kurse çmimet po rriten çdo ditë. A mund të na tregoni ju lutem, se çfarë produkte ushqimore, bazike mund të blejë një qytetarët me pagën që merr?
Kaçaniku: Nëse shportën bazike të qytetarit konsumator / të familjes konsumatore e përpjestojmë me 3, sa petendoj se është rritur / thelluar “humnera” e rënies së standardit / e mirëqenies sociale të qytetarit konsumator / familjes konsumatore, atëherë është e thjesht dhe e lehtë të bëhet llogaria.
As 5 – 6 vite më parë nuk kemi pasur hapësirë / arsye / mundësi mburrjeje as kënaqësie me standardin / mirëqenien sociale që e kishim. Aq më pak kemi arsye / motiv që këtë ta kemi e shijojmë tani kur, nën “sundimin“ e pandemisë COVID 19, çmendurisë së çmimeve, luftës…dhe mashtrimeve të shumta institucionale, politike…e biznesore qytetari i varfër konsumator detyrohet t i “ushqejë” edhe partitë politike e poltikanët; Edhe bizneset e mashtruesit …edhe…?!
Ajo /Ato që mund t i blinim para 5 – 6 vitesh me koston prej 115 Eur të shportës bazike të qytetarit / familjes konsumatore tani / sivjet nuk mund ta blejmë as 1/3 -tën ?!
Shikuar a logjikuar nga ky kënd del se edhe kënaqëshmëria e besimi i qytetarit konsumator me arrijen [i]e institucioneve dhe të partive politike / të politikanëve ka rënë përpjestimisht për 3 herë; Megjithate, ata / ato të ardhurat personale i kanë trefishuar e shumëfishuar ?!
Nëse i krahasojmë vetëm çmimet e vajit dhe të miellit, ato para 5 – 6 vitesh me çmimet aktuale, vërehet ngritje prej rreth 330 % ?!
Nëse i krahasojmë edhe çmimet tjera, duke i marrë parasysh edhe mashtrimet / ngritjet e çmimeve me redukimin e përbërësve, cungimin në peshë e vëllim, abuzimet me afat skadence…si dhe sjelljet pa dinjitet ndaj qytetarit dhe familjes konsumatore, atëherë te të gjithë artikujt, ushqimor dhe jo ushqimor, del ngritja e çmimeve prej mbi 300 % ?!
Syri: A mundet një qytetar i Kosovës që t’ia dal çdo muaj me pagën që merr, që t’ia dal lidhur me blejnë e produkteve ushqimore?
Kaçaniku: Qytetari / familja konsumatore e Republikës së Kosovës, njësoj si Shteti, janë “sui generis”, janë magjistarë. Qytetari konsumator / familja konsumatore mendoj se po mbijetojnë falë Zotit e jo falë kujdesit, performancës, meritës së Qeverisë. Nuk duhet harruar as mërgatën / diasporën dhe “infuzionin” prej mbi 1.5 MLRD EUR / Vit. si dhe ndihmat e familjarëve dhe të organizatave humanitare.
I dhash më lartë krahasimet. Po e them edhe këtë: Qeverisë para disa vitesh ia kam paralajmëruar rrezikun e falimentimit të 30 %-shit të qytetarit / familjes konsumatore të cilësuar si të varfër. Prej tyre 1/3-ta ishin ata / ato që jetonin në varfëri të skajshme. Qeverinë e kam informar edhe për falimentimin / bankrotimin e tyre. Por, kot. Qeveria nuk reagoi. Përkundrazi, vazhdoi t i injorojë / të na injorojë me hipokrizinë më primitive tê mundshme.
Praktikisht/ faktikisht / matematikisht / logjikisht…është e pamundur të mbijetohet, e lëre më të jetohet me pagat, ndihmat, pensionet…e Kosovës ndërsa çmimet i kemi më të larta se në BE ku pagat janë për 10 herë më të larta ?!
Ushqyeshmëria e pamjaftueshme, standardi / mirëqenia sociale e ulët, kujdesi shoqëror i pamjaftueshëm vërehet edhe te ulja e imunitetit të shëndetit të qytetarit / familjes konsumatore, dhe te rritja e shpenzimeve për shërim / trajtime shëndetësore në sistemin shëndetësor.
Syri: Sipas juve, sa është renduar/shtrenjtuar shporta e ushqimit, krahas dy viteve të fundit në Kosovë?
Kaçaniku: E thash, e dhashë krahasimin për pesë vitet e fundit. Po, është rënduar / shtrenjtuar shporta bazike e ushqimit. Krahasor me dy vitet e fundit në Kosovë kemi ngritje çmimesh prej 200 – 330 % ?
Ngritja më e madhe është bërë në injorimin, mosnjohjen, shkeljen e dinjitetit të qytetarit / familjes konsumatore – që njëherit janë edhe taksapagues e gjenerues kryesor të Buxhetit të Shtetit, prej nga finansohet Shteti ndërsa e menaxhon Qeveria.
Edhe “rritja ekonomike” është “arritur” në saje të zhvatjes / varfërimit të qytetarit / familjes konsumatore.
Syri: Sa është duke bërë qeveria që tu dal në ndihmë qytetarëve?
Kaçaniku: Qeveria “po na ndihmon” duke i matur forcat me opozitën e jo duke komunikuar me qytetarin / familjen konsumatore, me nevojat, me kërkesat, me shqetësimet – ashtu si e obligon Direktiva,e BE-së, Ligji dhe Programi për mbrojtjen e konsumatorit, vota jonë demokratike, mandati…
Po e përsëris: Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon ta injorojë qytetarin / familjen konsumatore. Mënyra se si po e bën Qeveria më shumë duket si mjegulli e sabotim i kauzës së konsumatorit – por nuk është ndihmë, as angazhim, as brengosje, as…
Syri: A është ndihmë ndarja e 100 eurove, siç ka bërë këtë muaj qeveria?
Kaçaniku: Buxheti / Fondi i ndihmës është i qytetarit / familjes konsumatore – taksapagues e gjenerues kresor të Buxhetit të Shtetit. Kjo nuk është thënë kurrë nga Qeveria. Tingëllon sikur duan të na bindin se këto para janë të qeveritarëve – njësoj si paratë e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve, qeveritarêve, presidencës…
Po të donte / dinte, Qeveria do të na ndihmonte:Duke e konstruktuar një Buxhet performues e të na heq qafe Buxhetin konsumues;
Do të na këthente TVSH-në e abuzuar te produktet themelroe ushqimore; Do t i depolitizonte agjencionet, rregullatorët, mekanizmat, Administratën dhe ndërmarrjet publike.
Do ta dekriminalizonte Ligjin për finansimin e partive politike;
Do ta njihte dhe do të komunikonte me te: Me qytetarin / familjen konsumatore – taksapagues e gjenerues kryesor të Buxhetit të Shtetit.