Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Sa veteranë të rrejshëm janë trajtuar nga gjykatat?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gjatë seancës së fundit për rastin “Veteranët”, 12 të akuzuarit e Prokurorisë Speciale që dyshoheshin për fryrje të listave të veteranëve u shpallën të pafajshëm.

    Në mesin e fakteve mbi të cilat liroi nga akuzat ish kryeministrin Agim Çeku dhe 11 të tjerët trupi gjykues pranoi se në 19.500 personat e pretenduar ka vërtetë veteranë fiktiv, por shifrat që u paraqitën në gjykatë janë tejet modeste.

    [the_ad id="78756"]

    Në gjykatore tha se Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale u kishte dërguar të dhënat ku figuron vetëm 1 person i cili është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe i është ndërprerë pensioni.

    Nga po e njëjta ministri i është konfirmuar klankosovës se nuk është 1, por 4 raste të cilave u është ndërprerë pensioni i veteranit nga dita kur janë shpallur fajtor.

    “Në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës me vendim të plotfuqishëm të gjykatës është ndërprerë pensioni i veteranit sipas dokumentacionit të falsifikuar për katër (4) përfitues. Një përfitues nga Komuna e Skenderajt, një nga Komuna e Gjakovës, një nga Komuna e Pejës dhe një përfitues nga Republika e Shqipërisë” , thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

    Derisa nga Prokuroritë e Gjykatat tjera në vend, të cilat merren me çështjen e veteranëve nga viti 2017, ka edhe më tepër lëndë se kaq. Prinë ajo e Pejës, me 40 aktakuza të ngritura për veprat legalizim i përmbajtjes së rrejshme e falsifikim i dokumenteve. 15 nga ta janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë.

    Në Gjakovë, janë ngritur 5 aktakuza ndaj 5 personave, tre prej të cilëve janë dënuar me vendim të formës së prerë. Në Ferizaj janë ngritur 2 aktakuza e në Gjilan 6 sosh, por vetëm një person nga Ferizaj ka dalë para gjykatës për të dhënë llogari përse u regjistrua si veteran i rrejshëm, për të tjerët nuk ka nisur ende procesi gjyqësor.

    Prokuroria e Prizrenit nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, e rrjedhimisht edhe në Gjykatën e Prizrenit nuk ka pasur asnjë gjykim për falsifikim të dokumenteve për veteran deri këtë janar.

    Derisa në Mitrovicë e Prishtinë nuk kanë dërguar të dhen me arsyetimin se nuk i kanë regjistruar.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.