Drejtori teknik i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka konfirmuar se Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina do bashkohen me Kosovën.
Drejtori teknik i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfirmuar se futbollsitët, Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina do ti bashkohen Kombëtares, transmeton lajmi.net.
Ditë më parë u tha se Ligue 1 nuk do ti lejojë lojtarët të cilët paraqiten në shtetet jashtë BE-së të paraqiten shkaku i rregullave strikte anti-COVID-19.
Kjo do të thojshte që, Zeneli, Berisha dhe Celina nuk do të mund të udhëtonin për tu paraqitur me Kosovën.
Por, tani pas shumë ditësh paqartësie, Sahiti ka konfirmuar se një gjë e tillë do të ndodhë.
Sahiti duke folur për “Kanal 10” ka konfirmuar se futbollistët në fjalë do të udhëtojnë dhe do të paraqiten me Kombëtare.
“Tashmë e kemi edhe konfirmimin se Berisha, Zeneli dhe Celina do ti bashkohen skuadrës”, tha ai.
“Ne ua kemi plotësuar të gjitha kushtet klubeve dhe ata do të na bashkohen”, përfundoi Muharrem Sahiti.