Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Sami Lushtaku flet për Bekim Jasharin, dhe raportet me Ramiz Lladrovcin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Si nënkryetar i PDK-së, por edhe numri dy i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, adreson kritika të mëdha në drejtim të kryeministrit Albin Kurti. 

    Thotë se ka dështuar në çdo aspekt, dhe se qytetarët po zhgënjehen në mënyrë masive me të.

    [the_ad id="78756"]

    Ai shkon më tej ku e quan Kurtin një demagog që nuk di si qeveriset vendi.

    Lushtaku në një intervistë dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”, flet edhe për punët e para që pritet të bëjë udhëheqja e re e Skenderajt, për ish-kryetarin Bekim Jashari, ndërsa tregon edhe si i ka raportet me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Lexoni të plotë intervistën me nënkryetarin e PDK-së, njëherit nënkryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”:

    REPORTERI.net:  PDK tashmë qeverisë me Skenderaj, ku ju jeni nënkryetar i komunës. A keni filluar të bëni planet për punët e para që do nisni?

    Lushtaku: Secila qeveri e re kur ta merr mandatin ulet dhe bën incizimin e punëve se çka ka ndodhur në komunë, dhe po mundohemi të bëjmë incizime në teren si është gjendja dhe me fillu me punët.

    Ato që i kemi premtu para qytetarëve do t’i realizojmë, ku do të fillojmë me rregullimin e qendrave të Likovcit dhe Runikut, pasi meriton të trajtohen dinjitetshëm.

    Reporteri.net: Po si keni gjetur komunën nga ish-qeverisja e kaluar?

    Lushtaku: Nuk kam dëshirë të flas, për faktin se kam shumëçka të them për qeverisjen e Bekim Jasharit, por po mundohem me u kursy, dhe kam vendos mos me fol.

    Reporteri.net: Si po e shihni qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.  Cilat janë dështimet e tij sipas jush?

    Lushtaku: Albin Kurti ka dështuar në secilin projekt, dhe qeveria e tij nuk di të punojë.

    Puna e tyre e parë në qeveri, kisha pas dëshirë të ketë zhvillime dhe projekte të ndryshme që realizohen, por nuk po shoh se po ndodhin, pra nuk po ndodhin kurrfarë ndryshime me qeverinë Kurti.

    Janë një pjesë e qytetarëve ata që kanë pritur ndryshime dhe diaspora, por jo unë. Të gjithë po e shohin se Kurti është një demagog dhe nuk ka lidhje se si qeveriset vendi.

    Albini di me qenë opoiztar, por nuk di me qeverisë. Qytetaret ja kanë dhënë votën për shkak të premtimeve që ka bërë dhe ai nuk duhet të akuzojë të tjerët, por e ka marrë me qeverisë këtë vend dhe le t’i bëjë ndryshimet që i ka premtuar.

    Unë qeverisjen Kurti e shoh një dështim total.

    Zhgënjimi i qytetarëve që kanë pritur ndryshime nga Albin Kurti dhe qeveria e tij ka filluar në mënyrë masive.

    Reporteri.net: A shihni zgjedhjet të reja dhe sa është e përgatitur PDK-ja për to veç nëse ndodhin?

    Lushtaku: Secila parti opozitare kërkon zgjedhje dhe kjo është normale.

    Megjithatë unë kam dëshirë ta shoh ende Kurtin duke qeverisur, që të shihet sa më shumë se ai është veç një demagog.

    Partia Demokratike e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumëm dhe PDK është më e gatshme se kurrë për zgjedhje dhe do të dalë fituese e tyre kurdo që mbahen ato.

    Unë si kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj po angazhohem dhe punoj çdo ditë sikur të kishte sot zgjedhje. Por angazhimi edhe i degëve të tjera në të gjithë vendin është maksimal.

    Reporteri.net: Po qasjen e kryeministrin Kurti në raport me Gjykatën Speciale dhe krerët e UÇK-së që gjenden atje, si e ke parë deri tani?

    Lushtaku: Nuk shoh ndonjë angazhim të kryeministrin Kurti rreth Speciales. Besoj se ju ka gëzu dhe menoj që  dëshira e tij është që kjo gjykatë edhe të vazhdon.

    Reporteri.net: Për fund, ç’raporte keni me Ramiz Lladrovcin, kryetarin e Drenasit?

    Lushtaku: Me Ramiz Lldrovcin kam raporte si me seclin kryetar të komunave, as më të mira, as më të kqija, komunikim në kuadër të punëve. /Reporteri.net/.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Tregoni dikush Andit dhe Gresës se ka kamera, çifti “kapen” në akt intim

    Lgbt Chat Room Lgbt Boards Lgbt Group Social Networking On-line Lgbt Support Group

    Freebet Bez Depozytu Darmowy Wytwórnia U Bukmachera

    Juegos De Chat

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.