Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Sami Lushtaku tregon se çfarë bisedoi me ish-bashkëluftëtarët e tij në Hagë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nënkryetari i komunës së Skenderajt dhe ish-eprori i UÇK-së, Sami Lushtaku, sot në Qendrën e Paraburgimit të Speciales në Hagë i ka takuar ish-bashkëluftëtarët e tij që po mbahen atje.

    Lushtaku tha se pati rastin t’i takojë të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, përveç Salih Mustafës, teksa shtoi se u ndje mirë kur e pa komunikimin që ata kanë mes vete, ndërsa ndjenjën e cilësoi si të rëndë, pasi, siç tha, “edhe unë e di se çka është burgu”.

    [the_ad id="78756"]

    “Të gjithë të tjerët pata mundësi t’i shoh dhe të bisedoj me ta dhe më erdhi mirë që ishin mirë me shëndet dhe kishin një optimizëm që unë u befasova për të mirë”.

    “Unë u ndjeva tepër mirë kur i pashë ata, me komunikimin që kishin mes vete, raportet që i kishin tepër të mira e të sinqerta. Ndërsa, për mua ishte një ndjenjë tepër e rëndë, sepse edhe unë e di se çka është burgu”, është shprehur Lushtaku në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

    I dyti i Skenderajt tha se me ish-bashkëluftëtarët pati mundësi të diskutojë në lidhje me atë se si po e kalojnë ditën, a po kanë mundësi të zhvillojnë takime, çka po lexonin e a po stërvitnin.

    “Të gjithë po stërviteshin, përveç Hysni Gucatit, i cili ka probleme shëndetësore, ndërsa të tjerët ishin mirë me sport por edhe me lexim. Marrja me aktivitete fizike u vërejt edhe në fizikun e tyre, por nuk i kam pyetur se çka ishin duke lexuar”, është shprehur Lushtaku.

    Lushtaku tutje tha se nuk ka biseduar me ish-krerët e UÇK-së për çështjen e fundit të ish-raportuesit të KE-së, Dick Martyn.

    “Nuk kemi biseduar fare për Dick Martyn, nuk kemi diskutuar për problemet e tjera sepse qëllimi ka qenë t’i takoj dhe t’i përshëndes, edhe pse ata me siguri i përcjellin mediet e televizionin, pra, besoj se e dinë se çka ka ndodhur me rastin e Dick Martyt”, ka thënë ai.

    Ai, më tej, tha se ndjenjat i ka pasur për të gjithë të njëjta, sepse siç tha, secili aty është mik i tij, por se nuk ka qenë e lehtë për të takimi i parë pas kaq muajve.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.