Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Serbia injoron BE-në e SHBA-të, ekspozon armët që i bleu nga Kina

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ushtria e Serbisë, më 30 prill, shfaqi në publik sistemin kinez të mbrojtjes ajrore FK-3, që ka arritur në këtë vend së voni.

    Serbia pranoi dërgesën me këtë sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore përmes një operacioni sekret, më 10 prill.

    [the_ad id="78756"]

    Mediat ndërkombëtare, asokohe, raportuan se kjo dërgesë po ndodhte në kohën kur shqetësimet e Perëndimit për armatosjen e Ballkanit gjatë luftës në Ukrainë janë në rritje.

    Sipas tyre, një gjë e tillë mund të kërcënojë paqen e brishtë të rajonit.

    Më 30 prill, në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, u ekspozua një pjesë e aftësive të Ushtrisë serbe, në mesin e tyre edhe sistemi kinez FK-3.

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilloviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se ky sistem me rreze të mesme veprimi, do të përdoret për mbrojtjen ajrore të vendit.

    “Ky [sistem] do të ofrojë mbrojtje të hapësirës ajrore të Serbisë në kohë paqeje”, tha ai.

    Armët kineze, për të cilat Serbia arriti ujdi me Kinën më 2019, arritën në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Serbia po përballet “me presion të madh” që të harmonizojë sanksionet evropiane kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

    Brukseli dhe Uashingtoni vazhdimisht kanë përsëritur shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Beogradit për të blerë armë nga Rusia dhe Kina, sepse Serbia si shtet kandidat për anëtarësim në BE, kërkohet që të harmonizojë politikat e jashtme dhe të sigurisë me bllokun evropian.

    Më 2020, SHBA-ja kishte paralajmëruar kundër blerjes së sistemit kinez për mbrojtje ajrore. Atëbotë, zyrtarët amerikanë kishin deklaruar se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet BE-së dhe aleancave të tjera perëndimore, duhet të ketë armë në përputhje me standardet perëndimore.

    Serbia është e vetmja operatore e armëve kineze në Evropë. Ajo po ashtu posedon dronë kinezë CH-92A, të cilët iu prezantuan publikut në korrik të vitit 2020.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.