Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Sfidat e pajisjes me vizat Schengen të klubeve kosovare për garat evropiane

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës ka qenë njëra prej temave më të përfolura në vitet e fundit, derisa së fundmi edhe nga shtetet kryesore të BE-së janë dhënë shenja pozitive.

    Përpos qytetarëve që duan të dalin në Evropë për turizëm, biznes apo arsye të tjera, mos-liberalizimi i vizave u ka kushtuar shumë edhe klubeve kosovare të futbollit.

    [the_ad id="78756"]

    Dihet se katër klube të Superligës së Kosovës marrin pjesë në garat evropiane çdo vit, derisa pajisja me vizë e futbollistëve dhe anëtarëve tjerë u merr shumë kohë dhe ka kosto të madhe financiare për klubet.

    Sivjet, në garat evropiane morën pjesë Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi, teksa suharekasit vazhdojnë ende të luajnë historikisht në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Gjilani që sivjet mori pjesë në rundin e parë të Ligës së Konferecës, u desh t’i pajisë anëtarët e klubit me vizë për udhëtimin drejt Letonisë ku u përballë me Liepajën.

    Menaxheri i përgjithshëm i klubit gjilanas, Drilon Sylejmani ka folur për vështirësitë dhe koston financiare të procedurës së aplikimit për viza.

    Nga ana tjetë, prej klubit të Ballkanit dhe Dritës së Gjilanit kanë neglizhuar pyetjet e portalit dhe nuk kanë “gjetur kohë” të përgjigjen.

    Sylejmani: 105 euro na ka kushtuar një aplikim

    Zyrtari i Gjilanit, Drilon Sylejmani ka zbuluar procedurat e pajisjes me vizë për futbollistët dhe anëtarët tjerë të klubit.

    Ai ka thënë se një proces i tillë ishte mjaft i mundimshëm.

    “Procedurat burokratike për sportistët në përgjithësi, jo vetëm për futbollistët, janë tejet të mundimshme. Futbollistët kanë qëndruar për orë të tëra para ambasadës për të aplikuar për vizë. Kemi humbur edhe seancat stërvitore, vetëm e vetëm për të pritur në radhë për termine”, tha fillimisht Sylejmani për FrontOnline duke vazhduar:

    “Për kosto financiare mos të flasim. 105 euro na kushtuar një aplikim, duke mos marrë parasysh edhe një varg dokumentash të cilat është dashur të jenë gati për në ditën e aplikimit”.

    Tutje, ai shpreson se në të ardhmen e afërt të liberalizohen vizat.

    “Vetëm për të aplikuar për vizë futbollistëve u merr kohë, një apo deri në dy ditë, për të kompletuar dokumentet, pastaj edhe për të aplikuar”, theksoi ai.

    “Shpresojmë në një të ardhme të afërt të liberalizohen vizat, por edhe nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, institucionet qendrore të bëjnë më shumë për klubet sportive dhe sportistët në mënyrë që pritjet e tyre të gjata dhe procedurat byrokratike para ambasadave të largohen”, përfundoi të hënën për portalin Drilon Sylejmani.

    Llapi me dy pjesëmarrje në Evropë, por asnjëherë nuk iu deshën vizat

    Si fitues i Kupës së Kosovës, skuadra e Llapit mori pjesë në eliminatoret e Ligës së Konferencës në edicionin e kaluar si dhe sivjet.

    Edicionin e kaluar, Llapi u eliminua nga Shkupi në rrethin e parë, derisa sivjet e pësoi nga Buduçnost Podgorica.

    Pra, duke luajtur vetëm në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, klubit nga Podujeva nuk iu desh aplikimi për viza që të udhëtojë tutje.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.