Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid-Leipzig ishte njëra ndër sfidat kryesore.
Madrilenët dhe skuadra gjermane luajtën në ‘Bernabeu’ në kuadër të xhiros së dytë në F, sfidë të cilën e fituan ‘Los Blancos’, me rezultat 2-0. Valverde (80’), realizoi golin e parë, derisa Asensio (90’), vulosi fitoren e kampionëve në fuqi të Evropës.
Pas kësaj fitore, Reali ngjitët në krye të tabelës në Grupin F me gjashtë pikë të tubuara, dy më shumë së Shakhtar që është në pozitën e dytë, derisa nga një pikë kanë Celtic dhe Leipzig.
Në Grupin G, Manchester City me përmbysje e ka mundur Borussia Dortmundin, me rezultat 2-1. Bellingham (56’), kalojë në epërsi skuadrën gjermane, derisa Stones dhe Haaland shënuan nga një gol për fitoren e ‘qytetarëve’. City tani kryeson grupin me gjashtë pikë, tri më shumë së Dortmund.
Fitore të madh ka arritur edhe Napoli i Amir Rrahmanit që në udhëtim mundi Rangers, me rezultat 0-3, takim ky i zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në Grupin A. Mbrojtësi kosovar edhe në këtë sfidë shfaqi performancë të lartë duke qenë i pakalueshëm për skuadrën nikoqire.
‘Napolitanët’ pas kësaj fitore ‘blindojnë’ kreun e tabelës me gjashtë pikë të tubuara, i ndjekur nga Liverpool dhe Ajax me nga tri pikë.
PSG nuk ka lejuar befasi në Grupin H, duke e mundur në udhëtim Maccabi Haifa, me rezultat 1-3, falë një gol të Lionel Messit, një goli të Kylian Mbappe dhe një goli të Neymar.
Në këtë grup Benfica e ka shokuar Juventusin, duke e mposhtur midis Torinos, me rezultat 1-2.
Benfica dhe PSG kryesojnë këtë grup më nga gjashtë pikë të tubuara.
Të gjitha rezultatet e sontme: