Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Shefi i Nazim Bllacës dhe Fahredin Gashit përkrah Ramiz Lladrovcin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët PDK-së, Ramiz Lladrovci, i ka pritur në shtëpinë e tij deputetin Abelard Tahiri dhe shefin e Nazim Bllacës dhe Fahredin Gashit, Azem Sylën, i cili po akuzohet për krim të organizuar, transmeton paparaci.

    “Sonte, me kënaqësi prita në shtëpi dy mysafirë të nderuar e të dashur, Azem Sylën dhe Abelard Tahirin, ku së bashku vlerësuam përkushtimin e strukturave të degës dhe rëndësinë e fitores që na pret më 14 nëntor”, ka shkruar Lladrovci.

    [the_ad id="78756"]

    “Bastioni në Drenas, qytetarët, aktivistët dhe anëtarët e devotshëm, nuk do të lejojnë të largohet nga komuna jonë vendi i parë për qeverisje të mirë. Kështu do të jetë edhe në katër vitet e ardhme.Faleminderit për vizitën dhe takimin, Azem dhe Abelard”.

    Ndryshe, kanë kaluar më shumë se një vit nga seanca e fundit gjyqësore në rastin e njohur si “Toka”, ku ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Azem Syla dhe 17 persona të tjerët po akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë. 

    Seanca e fundit që ishte mbajtur më 19 shkurt 2020, ndërsa që nga atëherë nuk është caktuar ndonjë datë për seancë tjetër.

    Kurse, në një proces tërësisht të mbyllur për publikun, Nazim Bllaca ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata në Ferizaj në vitin 2017 për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë.

    Bllaca dyshohej se në vitin 2007 ka vënë në lajthitje organin kompetent për vërtetimin e kontratave në Gjykatën Komunale në Ferizaj, duke prezantuar dokumente publike të falsifikuara, më konkretisht autorizime, gjoja të vërtetuara në Gjykatën Komunale në Lipjan dhe më pas me anë të këtyre autorizimeve ka legalizuar një kontratë të shitblerjes në maj të vitit 2007.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Tregoni dikush Andit dhe Gresës se ka kamera, çifti “kapen” në akt intim

    Lgbt Chat Room Lgbt Boards Lgbt Group Social Networking On-line Lgbt Support Group

    Freebet Bez Depozytu Darmowy Wytwórnia U Bukmachera

    Juegos De Chat

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.