Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    “Sherri” i raportuar brenda FFK-së dhe rikandidimi për të parin e federatës, flet Agim Ademi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ditë më parë në mediat vendore bëri bujë të madhe lajmi që brenda zyreve të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar me një përleshje fizike ndërmjet kryetarit të federatës, Agim Ademi, si dhe sekretarit të përgjithshëm të saj, Eroll Salihut.

    Dy ditë më pas, të dy emrat e apostrofuar në këtë ngjarje të raportuar nga mediat, dolën me një deklaratë të përbashkët përmes të cilës mohuan se diçka e tillë kishte ndodhur.

    [the_ad id="78756"]

    Se ajo çfarë ishte raportuar nga mediat nuk ka të bëjë fare me realitetin e ka thënë për KosovaPress vet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke i cilësuar si joprofesionalë ata të cilët e publikuan një lajm të tillë.

    “E kemi sqaruar dhe nuk ka asgjë më shumë. Po më vije keq që thjeshtë disa njerëz, jo që nuk janë profesional por nuk janë edhe njerëzor”, tha shkurtimisht Ademi.

    Ademi ka edhe një vit e tre muaj deri në përfundim të mandatit të tij si kryetar i FFK-së dhe duke folur për KosovaPress, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikandidojë edhe për një mandat tjetër në krye të saj.

    “Tani unë kam edhe një vit mandat deri në korrik të vitit 2022 dhe më pastaj e shohim nëse kam çfarë të jap në futboll ose nëse jam produktiv faktikisht për futbollin dhe jam i dobishëm për futbollin sigurisht që po…..Deri atëherë nuk e di por unë nuk jam tip që dua të qëndrojë në karrige me çdo kusht, por unë jam tip që aty ku qëndroj faktikisht dua ta meritojë.”, përfundoi Ademi.

    Agim Ademi ishte zgjedhur si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 2018 dhe mandati aktual i tij skadon në muajin korrik të vitit 2022.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.