Shkencëtarët kanë mbetur të habitur pas një valë të rrallë stuhish me rrufe në veri të Alaskës. Ekspertët e motit thonë se 3 vetëtima përfshinë arktikun, në një vend ku normalisht mungon nxehtësia e nevojshme që duhet për të krijuar vetëtimat.
“Sinoptikanët nuk kishin parë diçka të tillë më përpara”, tha Ed Plumb, meteorolog.
Megjithatë shkencëtarët bëjnë të ditur se kjo mund të bëhet e zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike që kanë ngrohur Arktikun më shpejt se pjesa tjetër e botës. Temperaturat në rajon janë duke u dyfishuar në raport me mesataren vjetore botërore.
Kërkuesit thonë se vetëtimat verore në Qarkun Arktik janë trefishuar që nga viti 2010. Një studim e ka lidhur këtë me shkrirjen e akujve. Me shkrirjen e akujve, shkencëtarët thonë se uji është në gjendje që të avullojë dhe të krijojë lagështirë për të ngrohur atmosferën.
“Do të shkojë me temperaturat”, tha bashkëautori i studimit, Robert Holzworth, një fizikant atmosfere në Universitetin e Uashingtonit në Seattle.