Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Shpërfillja e Osmanit- Bajden pati dorëzuar detyrën të Harris për operimin 87 minutësh

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Presidentja Osmani i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në shtetin Turk, rast të cilin ajo e kishte mbajtur të fshehtë, dhe nga publiku u kuptua vetëm pas raportimit të mediave turke.

    Mediat turke kanë shkruar se operacion kishte të bënte me largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar. Ndërsa raportohet se Osmani ka qëndruar në një hotel me 5 yje para dhe pas ndërhyrjes kirurgjike.

    [the_ad id="78756"]

    Po ashtu nuk është bërë e ditur se se sa i ka zgjatur rikuperimi nga operacioni Presidentes Osmani edhe pse dikush duhej ta zëvendsonte atë në kohën sa ishte në rikuperim.

    Mediat turke: Osmani ka kryer ndërhyrje në Turqi për të rënë në peshë, qëndroi në hotel me 5 yje

    Por, mëgjithatë Kryeparlamentari Konjufca thotë se nuk ka pasur ndonjë rast kur atij i janë bartur kompetencat e Presidentit të vendit, shkruan Insajderi.

    Konjufca thotë se Osmani nuk ia barti detyrën kur iu nënshtrua operacionit

    Krahasuar me presidenten Osmani ndryshe kishte vepruar Joe Biden e cili ja kishte dorëzuar detyrën tek zëvendësja e vet, Kamala Harris.

    Biden në nëntor të vitit të kaluar ju ishte nënshtruar një procedure kontrolli fizik në qendrën mjekësore Walter Reed, përgjatë së cilës duhet të përdorej anestezia.

    Ishte raportuar se se presidentit i është hequr nga zorrët një polip beninj. Sipas mjekëve, gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e mirë. Ndërhyrje kjo që kishte zgjatur 87 minuta.

    Megjithatë, bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës, e cila rregullon edhe çështjen e “mungesës së përkohshme të presidentit”, thuhet se në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

    Sipas këtij neni, urdhri i presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to.

    “Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]

    Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.
    Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.
    Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës.
    Koha kur Rugova i njoftonte qytetarët për gjendjen e tij shëndetësore, Osmani u operua fshehtas (video)

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.