Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Shpërthen Messi: Askush s’më kërkoi të luaj falas në Barçë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Lionel Messi e ka pranuar se ishte ndier i lënduar nga fjalët e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, pas largimit të tij nga klubi në verë, duke thënë se kurrë askush në klub nuk i kishte kërkuar të luante falas për Barçën.

    Messi i kaloi 21 vjet në klubin katalonas, duke u bërë njëri prej futbollistëve më të mirë, nëse jo më i miri, në historinë e këtij sporti.

    [the_ad id="78756"]

    Por 34-vjeçari u detyrua të largohet nga klubi në verë, megjithatë, sepse Barça nuk ishte në gjendje t’i mundësonte atij kontratë të re për shkak të telasheve financiare.

    Përfundimisht, Messi iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, por së fundmi Laporta tha se ai ka mundur të qëndronte në Camp Nou nëse do të ishte i gatshëm të luante pa rrogë javore.

    Kur ishte pyetur për kalimin e Messit në Paris, Laporta kishte thënë për RAC1 në tetor: “Shpresoja se Messi do ta bënte kthesën e madhe dhe do të thoshte se do të luante falas për ne. Do të më kishte pëlqyer kjo. La Liga do ta kishte pranuar këtë. Por nuk mund t’i kërkoj një lojtar si Messi ta bëjë këtë”.

    Përgjigja e Messit

    Messi e ka kritikuar Laportën që e ka vënë në dyshim karakterin e tij në vend se të merrte përgjegjësi për largimin e tij, duke këmbëngulur po ashtu se ka bërë gjithçka për të qëndruar në Barcelonë.

    “E vërteta është, siç e kam shpjeguar kur jam larguar, unë kam bërë gjithçka që është e mundur për të qëndruar. Kurrë askush në asnjë kohë nuk më ka kërkuar të luaj falas”, tha Messi për Sport.

    “Më kërkuan ta zbres pagën për 50 për qind dhe e bëra pa ndonjë telashe. Ishim në pozitë për ta ndihmuar klubin më shumë. Dëshira ime dhe e familjes sime ishte të qëndronim në Barcelonë.”

    “Askush nuk më kërkoi të luaj falas por në të njëjtën kohë, duket se fjalët e thëna nga presidenti janë të pavenda. Ato më lënduan mua sepse ai nuk kishte nevojë t’i thoshte ato”, shtoi ai, raporton GE.

    34-vjeçari nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me PSG-në në gusht, por në ujdi e ka edhe një mundësi për ta vazhduar atë edhe për vit.

    Messi nuk ka treguar nëse PSG-ja do të jetë klubi i tij i fundit në karrierë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.