Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Shtrenjtim i çmimit të rrymës u bllokua, e çka tash?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Fillimisht Gjykata Themelore, e më pas edhe ajo e Apelit. Në këtë formë, dy instanca gjyqësore vendosën masë të përkohshme ndaj vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të rrymës. Zyra e Rregullatorit të Energjisë fillimisht ishte arsyetuar se vendimi nuk është i plotfuqishëm, por pas vendimit të djeshëm, ulja e çmimit të rrymës nuk ka alternativë. Por, çfarë do të thotë vendimi i Gjykatës dhe cilat janë procedurat e radhës?

    Pyetja që shumë qytetarë e shtruan publikisht, ishte nëse ata do të kompensohen pasi për disa muaj e kanë paguar rrymën me tarifat e shtrenjta. Një sqarim juridik për këtë çështje e ka dhënë Driton Nocaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    [the_ad id="78756"]

    “Po ashtu qytetarët do të mund të kompensoheshin, edhe nën supozimin se kërkesëpadia e paditësve do të argumentohej si e bazuar në fund të shqyrtimit kryesor dhe anulimi i këtij vendimi do të përbënte bazë që qytetarët të kompensoheshin nga momenti i nxerrjes së vendimit të ZRRE-së, të datës 09.02.2022. Duke marrë për bazë faktin se Gjykata ka shtyrë ekzekutimin e vendimit, atëherë do të duhej që gjykata të vepronte me prioritet për shqyrtimin meritor të këtij kontesti administrativ”, ka thënë Nocaj.

    Megjithatë, duhet të sqarohet se vendimi aktual është vetëm pezullim i përkohshëm. Kjo, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga instancat gjyqësore për shtrenjtimin e çmimit të rrymës.

    “Vendimi i Gjykatës së Apelit për vërtetimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të ZRRE-së, tani për tani në këtë fazë të përkohshme është përfundimtar sa i përket masës për pezullimin e tarifave të reja.  Sa i përket kompensimit, qytetarët do të duhej të kompensoheshin nga ZRRE-ja nga data 08.04.2022, kur është marrë vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja deri në vendimin e Gjykatës së Apelit, vendim ky që ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë si të drejtë dhe të ligjshëm”, ka thënë Nocaj i IKD-së

    Deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, ajo që dihet është se qytetarët do ta paguajnë rrymën me tarifat e vjetra, para se ato të rriteshin pas krizës energjetike.

    Zyra e rregullatorit të energjisë, më datë 9 shkurt, pati vendosur për rritjen e çmimit të energjisë.

    Ndaj këtij vendimi u organizuan protesta në rrugë, e brenda zyrës së rregullatorit. Më e zëshmja kundër këtij vendimi doli partia joparlamentare, ajo e PSD-së.

    Ata ishin shumë aktivë në shpjegimin, sipas tyre, të kundërligjshmërisë së këtij vendimi.

    Ishte Partia Demokratike e Kosovës, ajo që e mori përsipër, mbledhjen e 40 nënshkrimeve, e shtyerjen përpara të kësaj çështje, me përplasje të shumta me mazhorancën.

    E Partia Demokratike e Kosovës, ishte ajo që nisi edhe procesin gjyqësor ndaj ZRRE-së, duke dorëzuar padi në gjykatë, për vendimin e kësaj zyre, me të cilën po shtrenjtohej rryma në vend.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e  trajtoi me urgjencë këtë lëndë.  Më 9 prill gjykata i vuri masë të përkohëshme këtij vendimi, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

    “Shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor me padinë e paditëses”, thuhej në vendimin e Gjykatës Themelore.

    Madje, PDK-ja kishte dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj ZRRE-së, e cila nuk po e zbatonte vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me arsyetimin se do të ankohen në Apel.

    E pikërisht sot, PDK-ja doli në një konferencë për media, ku tha se qytetarët më nuk do t’i paguajnë faturat e larta të energjisë. Kjo, edhe pse sa për sqarim, vlen vetëm deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

    “Natyrisht, kjo fitore ligjore e PDK-së, me mbështetjen edhe të partive tjera opozitare, ndaj pushtetit dhe vendimeve të kundërligjshme të tij, nuk është fitore politike ndaj pushtetit, por fitore meritore për të drejtat e qytetarëve përballë autoritetit të pushtetit kur ai autoritet përdoret kundërligjshëm dhe në dëm të interesit publik. Kjo e shton përgjegjësinë tonë politike dhe Partia Demokratike e Kosovës, si në këtë rast, do të vazhdojë të qëndrojë në anën e qytetarëve kundër çdo vendimi të kundërligjshëm e të padrejtë të pushtetit”, ka deklaruar Memli Krasniqi.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.