Si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në Qyshk të Pejës, humbi jetën 23-vjeçari, Albin Thaqi. I riu ishte duke lëvizur me një veturë të tipit Golf, në momentin kur humbi kontrollin dhe u përplas me një furgon.
Për shkak të lëndimeve të rënda që pësoi, ai u dërgua në Spitalin e Pejës, por fatkeqësisht aty vetëm u konfirmua vdekja e tij.
Sinjali mëson se deri të aksidenti ka ardhur, pasi viktima po lëvizte me veturën e tij, kur për një moment del jashtë rrugës dhe fillimisht godet një furgon e më pas përplaset me një numër të madh të qeramikave që ndodheshin në oborrin e një kompanie.
Policia dhe Autoambulanca dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht i riu u dërgua në Emergjencë pa shenja jete.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.