Një ngjarje si në filma ka ndodhur dje në rrugën Xhevat Lleshi në Prishtinë, shkruan Rajoni.org.
Një person është paraqitur kinse ka nevojë për shërbime taksi. Mirëpo, pasi ka hipur në veturën e taksistit e ka nxjerrë thikën, dhe nën kërcënimin e saj e detyron taksistin t’ia jap kuletën.
Viktima në këtë rast ka deklaruar para policisë se në kuletë kishte dokumente personale dhe kartelë bankare.
Policia ende nuk raporton për të arrestuar.
Raporti i plotë policor:
“GRABITJE
Rr. Xhevat Lleshi, Prishtinë 28.10.2022 – 04:00. Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke kryer shërbime taksi një klient, i dyshuari mashkull deri më tani i pa njohur nën kërcënimin e thikës ia ka marrë kuletën në të cilën viktima kishte dokumentet personale dhe një kartelë të bankës. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”/Rajoni.org/