Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Si po luan Komuna e Skënderajt me vendime?!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Komuna e Skënderajt respektivisht kryetari i saj, Fadil Nura është duke u treguar mjaft joserioz sa i përket vendimeve të veta që po i merr, shkruan Rajoni.org.

    Rastet që kanë ndodhur në të kaluarën kur janë në pyetje pronat po përsëriten edhe tani siç ishte ai rasti i djeshëm që kishte të bënte me anulimin e një vendimi të lëshuar nga komuna për një objekt në dalje të Skënderajt në lagjen 3 të këtij qyteti.

    [the_ad id="78756"]

    Si pasojë e kësaj papërgjegjësie komuna gjithmonë ka pësuar dënime nga gjykatat duke paguar shuma të mëdha të taksapaguesve të qytetarëve të varfër dhe për këto deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

    Subjektet politike të kësaj komune thonë se kjo çka po ndodh me kryetarin e kësaj komune është një fakt që tregon një paqëndrueshmëri dhe devalvim me dëme të mëdha.

    Asamblisti Abdullah Gashi nga Partia Ideal, me këtë rast ka thënë se për dallim nga qeverisja e Bekim Jasharit, kur investitorët kishin hapsirë dhe kushte për të investuar, tani kjo qeverisje është duke punuar në të kundërtën.

    “Le që s’po u krijojnë hapësira e lehtësira, por me ta edhe po luajnë lojëra të pista me vendimet në të cilat lejet së pari ua lëshojnë e më pas ua marrin.

    Pra, kjo komunë nuk është e zoja të marrë vendime në të mirë të qytetarëve e të bizneseve dhe si pasojë e kësaj loje po pëson buxheti, pasi nga taksat po paguhen dënimet”, -ka thënë Gashi.

    Në anën tjetër asamblisti më i zëshëm i kësaj komune Hysni Mehani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ishte gjithashtu i irrituar me këtë padrejtësi dhe pasiguri të Fadil Nurës. Ai përsëriti se vendimet e Fadil Nurës i kanë shkaktuar dëme me qindra mijëra euro komunës. Ai kritikoi edhe favorizimet që Nura po ua bën bashkëpartiakëve të tij siç është rasti me pronën publike që Mehani e cek.

    “Rasti i pronës afër postës është rasti më eklatant i keqqeverisjes. Ka plot vendime, që Fadil Nura i ka marrë jashtëligjshëm. Një numër i vendimeve nuk kalojnë përmes kuvendit komunal dhe ne si këshilltarë komunalë nuk jemi të informuar për bazën ligjore të atyre vendimeve. Por, për ato vendime për të cilat sigurojmë informacione, po dalin të jenë shkelje të mëdha ligjore, siç ishte rasti kur Fadili ia ka dhënë anëtarit të partisë së tij pronën publike me një çmim që nuk ishte as përafërsisht me çmimin real të tregut.”, -tha Mehani.

     

    Për kryetarin e Degës së LDK-s në Skënderaj, Isa Fejzullahun asgjë e re.

    Vendimet e pushtetit të tashëm në Skënderaj tregojnë një paqëndrueshmëri të këtij pushteti ndaj vendimeve të veta dhe kjo ia devalvon vlerën institucionit të komunës, sikur në të kaluarën. Pra, sipas Fejzullahut Nura është marionetë.

    Në të kaluarën si pasojë e vendimeve për të larguar nga puna njerëz, që nuk mendojnë si Nura, por edhe si pasojë e kontesteve të ndryshme pronësore komuna ka humbur shuma të mëdha parash dhe siç duket ky fat është duke na përcjellë edhe tani”, -ka thënë Fejzullahu.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.