Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Si të ndaloni mendimet që ju mbajnë zgjuar gjithë natën

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Shtriheni në shtrat me sytë hapur dhe mendimet fillojnë të kalojnë nëpër kokën tuaj me shpejtësi.

    Edhe ata që nuk kanë probleme me gjumin, ndonjëherë mund të ndjehen të shqetësuar ose të stresuar, dhe kjo ndodh kur mendimet tona na sulmojnë.

    [the_ad id="78756"]

    “Bright Side” sjell disa metoda që mund t’ju ndihmojnë për të fjetur edhe kur në kokë keni shumë gjëra.

    Përqendrohuni tek e tashmja.

    Mendimet që nuk na lënë të flemë shpesh lidhen me të kaluarën ose të ardhmen. Ne shqetësohemi për atë që mund të ndodhë, ose pendohemi për gjërat që kemi bërë ose nuk kemi bërë në të kaluarën.

    Nëse kjo është ajo që ju ndodh, përpiquni të përqendroheni në atë që po ndodh këtu, tani. Ndërsa nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, as nuk mund ta parashikojmë të ardhmen, momenti i tanishëm është diçka që ne mund ta kontrollojmë dhe ky ndryshim i fokusit mund të na japë relaksimin që i duhet trurit.

    Hiqni pajisjet tuaja elektronike.

    Përdorimi i telefonave, laptopëve dhe tabletëve para se të flini mund të rrisë nivelin e ankthit dhe stresit, veçanërisht nëse lexoni ose shikoni lajme ose gjëra të tjera që ju bëjnë të shqetësoheni. Përveç kësaj, drita nga këto pajisje elektronike ndikon keq në prodhimin e melatoninës në trupin tuaj, duke e bërë edhe më të vështirë procesin e fjetjes.

    Shpërqendroje veten.

    Tani që keni hequr pajisjet elektronike, mund të mendoni për disa alternativa më të shëndetshme. Mund të provoni një hobi qetësues ose një aktivitet relaksues që ju përshtatet më shumë, si leximi, përdorimi i një libri për t’u ngjyrosur, dëgjimi i muzikës, shëtitja ose gatimi. Kur nuk mund të flini për shkak të mendimeve, një aktivitet relaksues do t’ju ndihmojë të zhvendosni vëmendjen nga këto mendime.

    Programoni një kohë të veçantë për gjërat që ju shqetësojnë.

    Ashtu si caktoni një kohë për të shkuar në pazar, për t’u takuar me miqtë tuaj, ose për të bërë punët e shtëpisë, ju mund të provoni të planifikoni 15 deri në 30 minuta në ditë për shqetësimet tuaja.

    Gjatë kësaj “kohe shqetësuese”, shkruani mendimet tuaja stresuese në letër dhe mendoni për disa hapa praktikë që mund të ndërmerrni për të trajtuar çështjen që ju shqetësojnë. Jini këmbëngulës dhe përpiquni ta bëni këtë teknikë pjesë të rutinës tuaj për të arritur rezultate më të mira.

    Merrni frymë me aromën e vajit esencial të livandos.

    Vaji esencial i livandos shpesh përdoret në aroma-terapinë për lehtësimin e stresit, relaksimin dhe për gjumë më të mirë. Ju mund të spërkatni disa pika në një peshqir ose leckë, ose të shtoni pak vaj në banjën tuaj. Vajrat thelbësore mund të shkaktojnë reaksione alergjike, prandaj bëni kujdes kur i përdorni.

    Provoni një teknikë relaksimi për muskujt.

    Ju mund ta përdorni këtë teknikë relaksimi pikërisht në shtratin tuaj. Një nga një, relaksoni muskujt duke lëvizur nga gishtërinjtë te koka. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të relaksoni muskujt e tendosur dhe do t’ju detyrojë të përqendroheni në këto pjesë të trupit, gjë që do të largojë vëmendjen nga çdo mendim tjetër.

    Mos e detyroni veten të flini.

    Në vend që të përpiqeni dhe të mos flini dot, ngrihuni nga shtrati dhe bëni diçka. Pini pak çaj, lexoni një libër, ose shkruani në ditarin tuaj dhe kthehuni në shtrat kur të ndiheni të përgjumur. Qëndrimi në shtrat dhe detyrimi i vetes për të fjetur mund ta bëjë trurin të lidhë shtratin me pagjumësi dhe shqetësime, duke e kthyer dhomën tuaj të gjumit në një vend ku është e vështirë të flesh.

    Ndizni televizorin.

    Ne e dimë që kemi rekomanduar tashmë të heqim qafe të gjitha pajisjet tuaja para gjumit, por nëse asgjë nuk ju ndihmon, shfaqja juaj e preferuar televizive mund të funksionojë për shpërqendrimin e trurit. Drita që lëshon televizori është më larg nga sytë tuaj sesa ajo që vjen nga telefoni, kështu që është më pak e dëmshme.

    Provoni ushtrime të frymëmarrjes.

    Mendimet shpesh janë të lidhura me stresin dhe stresi na bën që zemrat të rrahin më shpejt, duke rritur ritmin e frymëmarrjes. Frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë mund t’ju ​​ndihmojë të qetësoheni. Ju gjithashtu mund të provoni ushtrime dhe teknika të tjera të frymëmarrjes që mund t’i praktikoni në çdo kohë për të parandaluar stresin dhe ankthin.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.