Djali i Shaban Polluzhës, Ramadan Kastratii, në dokumentarin për Shaban Polluzhën të prodhuar nga Teatri “Naser Kodra” në Skenderaj tregon momentin e dhimbshëm kur pasi lendimeve të rënda të Shaban Polluzhës, në fshatin Terstenik së bashku me Mehmet Gradicën janë larguar me ndihmën e ushtrisë të komanduar nga Rexhep Gjeli, transmeton drenicapress.
Ata në Drenas arritë në vendin ku ndodhet sot Feronikeli, vend ku edhe i mbylli sytë përgjithmonë Shaban Polluzha.
Por historia e dhimbshme është kur pasi ka ndërruar jetë Shaban Polluzha, djali i tij Ramadani, me rekomandimin e Mehmet Gradicës, ka merr trupin e pajetë të babait dhe e ka fshehur nën ujë që mos të bjerë trupi i tij në dorën e armikut.
Ata së bashku me disa të tjerë, janë detyruar ta thyejnë akullin në lumin e ngrirë dhe të fshehin trupin e tij, pasi Shabani i kishte lënë amanet që trupin e tij mos të bie në dorën e armikut.
Më poshtë e keni linkun ku mund ta shihni filmin e plotë dokumentar dhe historinë e dhimbshme për Shaban Polluzhen.