Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Si u ndiet kur festuat me armë kundër familjes Jashari?!”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Zgjedhjet komunale të tetorit të vitit të kaluar në Skënderaj vazhdojnë të kenë diskutime nga më të shumtat, shkruan portali rajoni.org.

    Vendimi që PDK-ja kishte marrë për të vendosur kandidat për kryetar në Skënderaj, dhe moslëshimi rrugë ndaj Bekim Jasharit u përcoll me kritika nga më të ndryshmet dhe më të ashprat.

    [the_ad id="78756"]

    Sipas njerëzve të Bekim Jasharit, PDK-ja ishte e supozuar që të lëshonte rrugë, pasi në mbështetje të Bekim Jasharit kishte dalë edhe gjithë familja e tij përfshirë edhe Rifat Jasharin.
    Kulmi i tensioneve mes këtyre dy taboreve ishte kur PDK-ja në natën e 17 tetorit bënë festë të jashtëzakonshme me armë e me fishekzjarre për mposhtjen e kundërkandidatit të tyre, në këtë rast Bekim Jasharit.

    Edhe sot ky rast shqetëson tepër, dhe përcillet me komente. Ndër ta është ish-drejtori i Bekim Jasharit, Gëzim Ejupi, i cili i përgjigjet prononcimit të djeshëm të Sami Lushtakut në emisionin “Pressing” ku e quan Albin Kurtin “Kurtoviq”, dhe e krahason me Millosheviqin, për shkak të një videoje që VV-ja kishte postuar dhe e kishte quajtur “shkatërrues të shtetit”.
    Në një postim në facebook, Ejupi prapë kritikon ashpër pozicionimin dhe sjelljen e PDK-së në zgjedhjet e kaluara, dhe në veçanti Sami Lushtakun.

    Postimi i plotë:

     

    “Nuk po dua të themë asgjë për spotin e realizuar nga VV, as i mirë, as i keq, as në kohën e duhur, as në kohë jo të duhur. Por po dua, fort po dua t’jua thëmë shkurt e shqip se ky është rezultat i paftyrësisë të këtyre që tash po e kundërshtojnë edhe qenkan prekur thellë nga ky video inqizim amater, a e dini pse?! Sepse këta i paraprinë veprimeve të liga dhe ndaj kujt?! Ndaj familjes emblematike Jashari. Kjo dhe shumë të tjera do t’ju gjejnë shkaku i veprimeve tuaja të liga dhe shumë mirë, sidomos për këta që dolën hapur kundër familjes Jashari, ky është vetëm fillimi sepse në vazhdimësi nuk do të kenë vlerë sa një leckë sepse ashtu siç janë ngritur përmes emrit të familjes Jashari, ashtu do të binë shumë shpejt sepse vetë u shkëputën nga familja Jashari, ju duk vetja se ku me ditë se çka u bënë, se dy lekë në gjepa i bënë dhe pak famë.

    Pse? nuk e pyetshit vetën si u ndje Baca Rifat, si u ndje Bekimi, Bashkimi e Lulëzimi, kur pranë varrezave të familjes Jashari dhe në Sheshin Adem Jashari festonit si të çmendur, si të ishit dalur nga çmëndia, përdorët kallashnikov, pistoleta e bori si ta kishi mundur një serb dhe jo një anëtar të familjes Jashari.
    Kjo pafytyrësi e juaja, si e juaja këtu dhe disave prej atyre që gjenden në Hagë dhe që aktivizuan marionetat e tyre kundër familjes Jashari do t’ju përcjell deri në varr dhe me turp po mbaroni dhe po përfundoni karrieren tuaj jetësore e çnjërëzore.

    Përjetone shkëputjen tuaj nga familja Jashari si degët e kalbura të një lisi që shkëputen dhe bëhen hi dhe tretën në Tokë.

    Jua lasht Zoti partin e marrin, partitë shkojnë e vijnë, politikanët njashtu, familja Jashari është dhe do të ngelet çdo herë aty, tash e përmot sa të ketë DhE e Zot.”

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.