Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Siguria e Kurtit: Raketat e Haxhisë, Fondi ‘sekret’ i Ushtrisë dhe lufta e Rusisë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Lufta në Ukrainë vetëm sa e ka përforcuar ligjërimin e Albin Kurtit për sigurinë. Por, ky ligjërim i kryeministrit për sigurinë ishte i mbushur me plot pasiguri, e për të cilat do të bëjmë fjalë në këtë tekst. Prej 200 milionëve më pak se që ishin premtuar e deri te raketat Javelin të ardhura apo mosardhura nga Britania e Madhe.

    Prej qershorit të 1999-ës, Kosova është e lirë. Sidoqoftë, armiqësia e Serbisë ka vazhduar të trazojë sigurinë e vendit, e cila ruhej nga trupat e KFOR-it.

    [the_ad id="78756"]

    Në vitin 2018, Forcat e Sigurisë së Kosovës [FSK] ndërruan mandat dhe u bënë ushtri, duke i sjellë debatit publik një mënyrë të re se si shtroheshin çështjet e sigurisë. Prej asaj kohe, ishte e mundur që të flisnim jo vetëm për siguri të konsumuar por edhe për siguri të prodhuar e ‘eksportuar’.

    Pishmani 200 milionësh

    Dhe, menjëherë në lojë u fut lojtari më i madh i skenës politike: Albin Kurti.

    Ne një bust të vogël të Skënderbeut mbrapa, me një kompjuter përpara, me një flamur kuq-e-zi në të majtë e një lule në të majtë, ai do të premtonte 150 milionë euro në vit për ushtrinë e Kosovës. Pra, 600 milionë euro për mandatin e tij katërvjeçar si kryeministër. Ky premtim do të ndodhte më 22 gusht të 2019-ës, në kuadër të parafushatës zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme të atij viti.

    “Do t’i ndajmë jo më pak se 150 milionë euro për ushtrinë e shtetit tonë”, tha ai.

    Por, do t’i binte pishman pas vetëm një muaji.

    Më 22 shtator të vitit 2019, ai do t’i zotonte nga 100 milionë euro në vit, ose 400 milionë euro për katër vjet. Se kah i orientoi këto para për periudhën katërvjeçare nuk dihet, por ndoshta mund të kompensohen nga Fondi i Sigurisë që u hap më 3 mars të këtij viti.

    Sidoqoftë, buxheti i Kosovës për ushtri është rritur për 52 për qind dhe për herë të parë ka arritur të jetë nëntëshifror.

    Një javë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Kosova e hapi një Fond të Sigurisë që mësynte të rriste kapacitetet mbrojtëse të FSK-së.

    Ky fond të hapej me autorizim të kryeministrit Kurti, dhe kur u hap askush nuk u shpreh se ishte konfidencial.

    Sidoqoftë, ai u bë konfidencial – ndoshta për shkak se shuma e mbledhur nuk ishte aq e lartë sa për ta bërë kryeministrin që të ndihej krenar.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ishte shprehur se konfidencialiteti mbështetej “në vlerësimet profesionale që marrin parasysh sigurinë kombëtare”.

    Sidoqoftë, këto vlerësime profesionale nuk ishin përfillur madje as nga vetë kryeministri Kurti që në televizionin publik – por jo vetëm – kishte thënë që shuma e mbledhur për Fondin e Sigurisë ishte shtatëshifrore.

    Kjo shumë do të mbërrihej vetëm nëse krejt Kosova bashkë do të ofronte aq sa kishte ofruar biznesmeni (i quajtur oligark nga Kurti), Shkëlqim Devolli (pra, 500 mijë).

    Kur kishin dëgjuar kryeministrin të thoshte se shuma e mbledhur ishte shtatëshifrore, një deklaratë të tillë e kishin përsëritur edhe zyrtarë tjerë të Vetëvendosjes. Madje, disa prej tyre duke i treguar edhe paratë që i jepnin për Fondin.

    Deputetja Fjolla Ujkani tha se do t’i jepte 5000 euro, deputetja Albulena Bytyçi (krejt rrogën e muajit prill), deputetja Vasfije Krasniqi (1346 euro) e kështu me radhë, shkruan Nacionale.

    Konfidencialitet se jo mahi!

    Një avion i madh ushtarak britanik kishte ateruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe kjo kishte përçarë edhe një herë ligjërimin e Kurtit për sigurinë

    Ishte deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, i cili u shpreh se ky aeroplan kishte tmerruar Ana Bërnabiqin, Aleksandër Vulinin dhe ndoshta Ganen (Ganimete Musliun) për shkak se mbante raketat Javelin dhe Nlaw.

    Por, kjo ishte mohuar nga KFOR-i, ishte mohuar nga kryeministri Albin Kurti (që u tha gazetarëve të mos lexonin mediet serbe, duke e harruar deputetin e tij) dhe në fund u mohua edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

    “Tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është temë që ata e shpikin në mënyrë që të ndryshojë narrativat se kinse të gjithë po e bëjnë”, u shpreh znj. Vjosa Osmani.

    A po i shërben Avdyli narrativës serbe? Ne nuk e besojmë. Në fakt ne besojmë që thjesht kemi të bëjmë me një tjetër ndodhi qesharake brenda logjikës së pushtetit për mbrojtjen.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.