Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Si u zbulua nga Policia e Kosovës se dy të miturit po bashkëjetojnë në këmbim të parave

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Obiliqi dhe një grua nga Mitrovica, pasi dyshohet se në këmbim të parave, para disa muajsh kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre, të cilët janë nën moshën 16-vjeçare. Prokuroria u vu në dijeni për këtë rast pasi marrëveshja mes dy të dyshuarve për pagesë u prish. Sinjali ka mësuar se si ka ndodhur ngjarja që nga fillimi dhe ju sjellë detaje.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka nisi para gjashtë muajsh, kur i dyshuari F.B., dhe e dyshuara R.H., lidhën marrëveshje me pagesë, në mënyrë që fëmijët e tyre të mitur të jetojnë bashkë.

    [the_ad id="78756"]

    Gjatë kësaj kohe, dy familjet nuk arritën që ta mbajnë marrëveshjen siç kishin premtuar dhe u prishën. Kësisoj, babai i vajzës vendosi ta denoncojë rastin në Polici, ku fillimisht ka deklaruar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në Mitrovicë.

    Për t’i zbardhur rrethanat e ngjarjes, Policia ka intervistuar dy palët e përfshira, me ç’rast babai i vajzës ka thënë se meqë me familjen e djalit me të cilin po bashkëjeton vajza nuk kanë arritur të merren vesh, ka kërkuar ndihmë nga Policia.

    Përveç tij, deklaratë në Polici ka dhënë edhe nëna e të miturit dhe më pas ndaj të dy të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit, kurse vajza është kthyer në shtëpi.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.