Kaltrina Gruda është kandidate me numër 6, në listën në Lëvizjes Vetëvendosje, për Kuvend Komunal të Skenderajt.
Kaltrina ka lindur në Polac të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Polac për të vazhduar në SHMPL “Anton Çetta” në Skënderaj. Ajo është e diplomuar në BSc Shkenca Shëndetsore Terapeutike, “LOGOPEDI”.
Kaltrina është aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruese e detyrës së Kordinatores së Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Skënderaj.
Si çështje kryesore në angazhimin dhe aktivitetin e saj politik, ajo ka rritjen e rolit vendimmarrës të gruas në shoqëri dhe mirëqeniën e fëmijëve. Ajo është e diplomuar për të ofruar trajtim mbështetës për fëmijët dhe të rriturit që kanë probleme me komunikim.
Asamblistja e ardhshme e Vetëvendosjes i përfaqëson pamëdyshje vlerat e Vetëvendosjes dhe interesin publik të qyetatrëve.