Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Në Skenderaj është raportuar se një fëmijë është derguar me urgjence për trajtim mjekësor, pasi qe i njëjti ka qenë duke luajtur me disa fëmijë të tjerë në bashkë veprim e kanë shtyrë në lëvizje veturën e prindit të tij e cila ka qenë e parkuar dhe duke u munduar për ta ndalur ka pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:15 në fshatin Prekaz në Skenderaj.
Rasti është denoncuar edhe në Polici, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të hapet rast ndaj babait të fëmijës për shkak se nuk e ka siguruar veturën në mënyrën e duhur.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKATIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Skenderaj , Mitrovicë 20.05.2022-18:15. Me 21.05.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar ( i mitur) është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke luajtur me disa fëmijë të tjerë në bashkë veprim e kanë shtyrë në lëvizje veturën e prindit të tij e cila ka qenë e parkuar dhe duke u munduar për ta ndalur ka pësuar lëndime trupore, rasti në procedurë hetimore.