Partia IDEAL qe ka dalur e dyta në zgjedhjet e fundit me 10 asamblista deri më tani nuk po e luan rolin e vetë opozitar ashtu siç është pritur, pra të jetë një opozitë e fort e cila do të korigjonte pushtetin aktual në Skenderaj ani pse i njejti i ka shumicën e votava qe i duhen.
EDITORIAL: rajoni.org
Ky subjekt politik qe ka dalur nga PDK’ja nuk po mundet ta marrë bajrakun opozitar qe i takon karshi votava sepse po tregohet shumë e çorjentuar karshi proceseve që po ndodhin në këtë komunë dhe i pelqej dikuj apo jo këtë po e bënë Vetëvendosje me dy asamblista.
Kjo amulli në të cilën gjendet tani IDEALI po ja u vështirson punën edhe asmablistave të vetë, të cilët shumë herë veprojnë si një orkester e çorjentuar pa kurrëfarë strategjie të veprimit
Për shumë kënd opozitarizimi i këtij subjekti politik karshi pushteti të PDK’së po cilësohet dekorativ dhe së kundërshtimin më të madh që po i bëhët pushtetit janë apstenimet.
Fajtor kryesorë për këtë gjendje janë drejtuesit e këtij subjekti të cilët akoma nuk e kanë definuar të ardhmen e tyre politike se paku këtë nuk e kanë shprehur në opinion dhe po sjellën shumë komod .
Paramendojeni IDEALI akom nuk ka arritë që të këtë një adresë ku gazetarët do mund të marrin qendrimet e kësaj liste për çështjët e caktuar dhe kur ka reagime me shumë vijnë nga individ dhe përkrahës të këtij subjketi.
Nëse kjo gjendje vazhdon kështu “as andej as këndej, po diku qaty”, pra pa
artikulim të qartë të qendrimve të kësaj partie për zhvillme të caktura në nivel lokal; pa dyshim qe nuk e presin ditë të mira.