Organizata Joqeveritare Iniciativa Qytetare Skenderaj (IQS), ka publikuar raportin njëvjeçar të punës së Kuvendit Komunal, duke vlerësuar angazhimin e asamblistëve përgjatë 1 viti, në seancat e mbajtura të Kuvendit Komunal, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit, janë 11 asamblistë që nuk kanë marrë fjalën asnjëherë, në 8 seancat e monitoruara nga IQS.
Kjo organizatë, që monitoron punën e Kuvendit Komunal, ka vlerësuar angazhimin e asamblistëve në secilën mbledhje të organit më të lartë, duke bërë një përmbledhje në fund të raportit edhe numrin e diskutimeve të anëtarëve.
Sipas raportit me aktivet dalin të jenë, Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje, Pajazit Isufi nga AKR-ja dhe Isa Fejzullahu nga LDK-ja.
Ndërkaq asamblistët që sipas raportit të monitorimit nuk kanë folur asnjëherë janë: Arbon Osmani, Driton Hetmei, Fatlume Kodra, Ferdane Beqiri, Ismet Salihu, Ilir Ejupi, Jetullah Geci, Latif Smakiqi, Malsor Bejta, Rasim Shala dhe Sahit Citaku./Rajoni.org/