Çdo zanat që ushtrohet ka vlerë dhe kur i njejti ushtrohet gjatë me vullnet e përkushtim ajo kalon në traditë familjare. I tillë është rasti me familjen Isufi nga Klina e Poshtmë e Skenderajt qe zantin e berberit e kanë gati një shekull; tre gjenerata me gërshërë në dorë, shkruan rajoni.org
“Baba im, Hafizi edhe pse fillimisht ishtë marrë me aktrim ai kurrë gërshërët nuk i ka larguar prej dorë ka vazhduar me këtë zanat sepse këtë e kishtë trasheguar nga baba i tij qe ishtë ndër berberet e vetëm në Skenderaj, dikur viteve të 50’ta i cili më një lokal të berberit në qytet në atë kohë ka siguruar të ardhura për krejt familjen” tregon për rajoni Nasufi, rreth punës se brezave të kësaj familje në këtë zanat, deri sa me vëllaun e tij po ja u prentë flokët disa myshterive; kryësisht në moshë.
“Në një vend normal ”berberhanja e Hafizit” siç ishtë quajtur dikur dyqani ynë, ishtë dashtë të jetë si një vlerë e trashigimisë kulturore e qytetit të Skenderajt pasi që kjo kishtë treguar sadopak për ‘autoktonin’ e Skenderajt“ thotë Nasufi i mllefosur, pasi që 8 vite me pare pa kurrfarë meshire pushteti komunal atyrë ja u kishtë rrëzuar dyqanin afër sheshit “Adem Jashari” pa ju ndihmuar të bëjnë zgjidhje tjetër dhe si pasoj e kësaj ata sot këtë zanat e ushtrojn në një lokal të stadiumit “Bajram Aliu” në Skenderaj në kushte të tmershme për punë.
/Rajoni.org/