Sot në mëngjes u raportua për bastisjet që janë kryer në Prekaz të Epërm të Skenderajt, ku është kapur një person që dyshohet se pa autorizim posedonte armë.
I njëjti fillimisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje, e më pas Policia ka kontrolluar shtëpinë e tyre, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Burimet e sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e pasdites kur Policia intervenoi në shtëpinë e të dyshuarit, pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes çiftit që më pas eskaloi në sulm.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktima është dërguar te familja e saj, ku ndihet më e sigurt.
Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit tashmë kanë nisur hetimet edhe për dhunë në familje, përveç rastit të iniciuar për armëmbajtje pa leje.