Nëse Mitrovica llogaritet si djep i fubollit, Peja për xhudo, Skënderaj thuhet së është oazë me talenta të pingpongut, shkruan rajoni.org.
Këtë drejtim Klubi “Shpresa” nga Turiqeci është një vend nga ku kanë dalë lojtarët të cilët me plotë sukses kanë mbrojtur ngjyarat e shtetit tonë në turnire dhe gara ndërkombëtare. Këtu vlen të veqohet emëri i Iliraiane Halitit, kampione e Kosovës për disa vite rresht dhe e shpallur si sportistja me e mirë e Komunës së Skenderajt ndërsa në moshën 15 vjeqare përfaqësoj Kosovën në gara në Japoni, Singapor, Malajzi, Gjermani e shumë shtete të botës; duke u bërë edhe amabsadore e sportit në këto shtete.
Kurse pinpongistja tjetër, Blerta Abazi (tani profesoreshë universiteti) në vitin 2008 përfaqësoj Kosovën në kampionatin botëror në Kine, menjëherë pas shpalljës se pavarësisë.
Ky klub ka një histori mjaftë të begatshme sa i përkëtë sukseseve, ndërsa po ashtu ka një histori mjaftë dëshpëruese sepse prej formimit ka punuar në kushtë mjaftë të vështira, pa mbështetjen e askujt madje as të insntitucioneve lokale .
“Pas një pauze 12 vjeqare (nderprerje të garimit për shkak mos perkrahjes) vitin e kaluar,me kerkesë personale të Kryetarit të FPPK-së z.Jeton Beqiri rifilluam aktivitetin në ligen e pare,dhe për një vit, fituam të drejten që këtë sezon të bëjmë gara në superligen e Kosoves” – flet eksluzivisht për Rajonin trajneri dhe kryetari i klubit Bedri Hoti.
Sipas Hotit Federata, klubit i ka dhuruar një tavolinë, por me një tavolinē nuk mund të krijoj hapësir punë për 20 pinpongistë fëmra.
Duke folur për aktualitetin qe ka të bëje më Klubin dhe gjendjen e këtij sporti në përgjithësi në komunën tonë Hoti thotë së “Në mungesë të klubeve të pingpongut dhe kushteve turneu kombëtar ADEM JASHARI që 20 vite mbahet here në Prishtinë e here në Ferizaj, ku perfaqësuesit komunal as qe e dijnë që mbahet. Vitin e kaluar në Turiqec e kemi mbajtë TURNEUN MEMORIAL DR.FATMIR FAZLIJA, pa asnjë përkrahje nga komuna por me forca tona, spese tani Turiqeci ka një sallë.
Hoti me këtë rast ka falenderuar Ilir Seferin pasi që vitin e kaluar ka mbështetur klubin me paisje sportive dhe z.Hajdar Hajdari i cili i kishtë dhuruar 150 litra naftë për organizmin e transportit./Rajoni.org/