Komuna e Skenderajt ka organizuar diskutime publike në tre lokalitete Likoc, Runik dhe Qirez lidhur me projektet e subqendrave urbane, shkruan rajoni.org.
Por pas organizimit të këtyre diskutimeve publike ka reaguar asamblistja nga rradhet e Vetëvendosjes, Floriana Halili e cila ka kritikuar komunën pasi qe nuk shihet as një femër në këto diskutime.
Postimi i plotë i Halilit në facebook:
Si në mesjetë! Gratë nuk janë për vendimmarrje!
A e dijnë këta njerëz që edhe gratë kanë të drejta të barabarta?
Ku janë gratë? Asnjë grua në diskutim kur vendoset edhe për gratë! As edhe një grua e vetme! Asnjë!
Gratë përbëjnë 50% të shoqërisë, ndërsa këtyre i’u duhen vetëm ditën e votimit, vetëm atë ditë gratë janë të barabarta!
Po thonë që për kuotë e kemi përfaqësimin në KPF, kur i sheh gratë si kuotë në KPF, nuk e sheh asnjë grua në diskutime pubilke.
Gratë nuk janë kuotë o të ngratë, kuota u garanton grave përfaqësimin, por nuk i shndërron ato në kuotë.
Sa po respektohen gratë në komunën tonë e shohim këtu.
Z.Nura, a jeni në odë të burrave apo ku?
Ky diskutim nuk do duhej mbajtur fare.
Zhgënjim i madh vërtet!