Familja Osaj nga Klina e Eperme e Komunës së Skenderajt, sot ka marrur lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre, Sami Osaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjari i Samiut, Iliri nëpër rrjetit social “facebook”.
Shumë familjarë e miq të familjës kanë shkruar në Facebook për të, duke e përshkruar si burrë të mirë e atdhetarë.
Varrimi bëhët me datë 08 Shkurt , në ora 16.00 në varrezat e fshatit Klinë e Eperme.
Njoftimi:
LAJM MORTOR
Lajmrojmë familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, se pas një sulmi kardiak nderroj jetë, djali i agjes, bashkëudhetari im i ditëve të para, Sami Osaj.
Prehu në paqe vëlla,pranë baballarëve tanë.Të qoftë dheu i lehtë , e shpirti të pas dritë, siq ishe në këtë jetë.
Varrimi bëhët me datë 08 Shkurt , në ora 16.00 në varrezat e fshatit Klinë e Eperme.