Ka ndërruar jetë Mustaf Kajtazaj nga fshati Ternovë i Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e Mustafës e ka dhënë i afërmi i tij, Agron Kajtazi, përmes rrjetit social “facebook”.
Varrimi i të ndjërit do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e fshatit Terrnovë.
Postimi i plotë:
Iku nga kjo botë, baca Mustaf.
Shpirti ytë, bëftë dritë.
Nuk mundëm të mos e përmend dhe të shkruaj, vlerën qe kishe për mua.
Nuk do e harrojë asnjëherë, një moment, ku rrezikove jetën tane për mua.
Ishin kohë të rënda, armiku na kishte rrethuar hekurt dhe unë kisha mbeturë 4 ditë e 4 netë pa bukë.
I vetmi ushtar në fshat, më 5 a 6 të moshuar.
Nuk munde të pranosh të më shikosh në atë gjendje, nën tymin e madh të shtepis sate që digjej flakë, hyre në podrumin e saji, për ti nxjerr disa patate dhe turrshit.
Mi solle në male baca Mustaf, për të ma shpëtuar jetën nga uria.
Mbetet një nga shijet më të mira qe kam shijuar gjithë jetën.
Ishe një shpëtimtar imi e do të mbetesh në kujtimet e mia, si një shpëtimtar, njeri i mirë e burr i fortë.
Plis bardhë, faqebardhë gjithë jetën kishe, ashtu ike nga kjo botë dhe lutem të takohemi në botën e përtejme, më shpirtin tënd të mirë.
Ngushëllime familjes dhe gjithë farefisit.
Varrimi i bacës Mustaf, bëhët neser me datë 01.12.2022, në varrezat e fshatit Terrnovë, në orën 15:00.