Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Skenderaj sot: pa rrymë, pa ujë e rrugë me borë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Prej të hënës pas mesnates, e gjatë gjithë ditës së martë, disa pjesë të qytetit të Skenderajt dhe disa fshatra qenë paralizuar totalisht, pa rrymë, pa ujë dhe rrugët plot bore. Kompania që mirëmban rrugët ka filluar ta heq borën nëpër rrugët e qytetit tek në ora 8:00. Trotuaret kanë qenë gjatë gjithë ditës zor të kalueshme. Gjendja me ujë është stabilizuar ne orët e mesditës, ndërsa me rrymë hiq. Qytetarët e mllefosur që “donin ta thenin qafen”, nuk kursenin as sharjet, transmeton vision-mega.

    E ata nëpër fshatra nuk janë ankuar se rrugët nuk janë pastruar, por janë ankuar se nuk po mund të kalojnë për shkak të rrugëve të ngushta. Me çfarë standardi është një rrugë e gjerë 3 metra. Në këtë mënyrë janë bllokuar shum vetyra, njëra gjithësesi është detyruar të dalë prej rruge. Janë ankuar gjithashtu se nuk kanë rrymë dhe po vuajnë për ujë, ndonëse komuna vazhdimisht thotë se fshatrat janë bërë me ujë. Gazeta është përpjekur gjatë gjithë ditës së martë të kontaktojë me dikë nga komuna, pasi që Zyra për Informim nuk ka funksionuar kurrë, përveç në kohen kur zyrtar për informim ishte Jeton Rushiti, por askush nuk e ka hapur telefonin. Sa për rrymën, ka sqaruar të marten në orët e vona, Bekim Jashari.

    [the_ad id="78756"]

    Ky është njoftimi i tij, pa ndërhyrje:

    “Qytetarë të dashur,

    Që nga mëngjesi i sotëm kam qenë në kontakt me ekipin e KEDS-it në Skenderaj dhe nga afër kam përcjellë situatën pas ndërprerjes së energjisë elektrike në një pjesë të zonës urbane dhe në fshatra të komunës sonë.

    Shkak i ndërprerjes së energjisë janë prishjet në rrjet si pasojë e reshjeve të borës që kanë rënë në komunën tonë dhe rrjetit të vjetër të shpërndarjes së energjisë elektrike.

    Pas angazhimit të panderprerë të ekipit të KEDS-it është arritur që në 70{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} të fshatrave të evitohen prishjet kurse në pjesët tjera po punohet që sa më shpejtë të rikthehet energjia elektrike.

    Marrë parasysh rrjetin e vjetëruar të energjisë elektrike që kemi trashëguar me vite, kam kërkuar nga menaxhmenti qendror i KEDS-it në Prishtinë që të investojnë në sistemin e shpërndarjes në komunën tonë, në menyrë që të mos na përseriten situata të tilla”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.