Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj në krye me kreun e kësaj qendrë, Hysni Mehani dhe aktivistin e saj Bahri Zabeli dhe aktivist të tjerë sot kanë zhvilluar një aktivitet demonstativ duke ironizuar në lidhur me punësimet e fundit qe po ndodhin në këtë komunë, shkruan portali rajoni.org.
Ata, sot, kanë vendosur disa fletushka në derën e objektit të komunës me moton “JEMI NË GREVË, POR PUNËSOJMË ME TË NJOFSHËM!”.
Pas këtij aktivtieti, Hysni Mehani ka shkruar në rrjetin social ‘facebook’: “Gjatë këtyre ditëve që në derën e komunës shkruan: JEMI NË GREVË
Janë punësuar:
1. Gruaja e drejtorit të DKRS-së,
2. Ish-asamblistja e PDK-së,
3. Vëllai i asamblistit të PDK-së
4. Është dhënë në shfrytëzim objekti i stomatologjisë kryetarit të nëndegës së PDK-së.
Vendosëm njoftimin e ri në derë të komunës: JEMi NË GREVË, POR PUNËSOJMË ME TË NJOFSHËM!”