Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Skënderaji merr Audi Q5 me qera për 4950 euro, kryetari thotë që s’po kanë me çka të vijnë në Prishtinë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Me datën 31 mars të këtij viti, komuna e Skenderajt ka nënshkruar një kontratë me një autosallon, për ‘marrjen me qira të një automjeti për nevojat e kësaj komune’.

    Kjo kontratë e fituar pas ritenderimit, është shumë e mangët në informacione me asnjë të dhënë të vetme, përveç çmimit, vlerën e ka 4950 euro.

    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i kësaj komune nga Partia Demokratike, Fadil Nura pa treguar se pse nuk ka informacione në këtë kontratë. Ai i tha Nacionales se arsyeja e marrjes me qera të kësaj veture, është gjendja e rëndë e automjeteve ekzistuese të komunës. Ndërsa vetura e marrë me qera është Audi Q5.

    “Këtë veturë e kemi marrë për nevoja të komunës, për shkak se gjendja e automjeteve ekzistuese të autoparkut të komunës është tepër e randë. Përmes AQP-së kemi kërku këtë gjë, sepse kontratën e ka bërë niveli qendror, se është në fuqi edhe për komunat. Veturat të cilat i kanë ata të kontraktuara nuk ka pasë në atë kohë, andaj pas konfirmimit të tyre jemi detyru me shpallë procedura dhe me kontraktu një veturë për nevojat e komunës,” – tha Nura për gazetën.

    I pyetur nga gazeta se cila është periudha e marrjes në shfrytëzim të kësaj veture, kryetari Nura nuk ishte në dijeni. Përveç se tregon që vlera është nën çmimin e tregut.

    “Vetura në përgjithësi është për nevojat e komunës. Nuk e di saktësisht sa është shfrytëzimi i saj, por kontrata është e limitume. E di që vlera është nën vlerën e çmimit të tregut. Është audi Q5”, deklaroi kryetari.

    Gazeta ka kontaktuar edhe me fituesin e kontratës, pronarin Esat Xanin me autosallonin “Byli”, por i njëjti ka folur vetëm për vitin e veturës Audi, dhe ka mbyllur telefonin, duke mos qenë i qasshëm më.

    “Audi është e vitit 2013 ose 2014 najsen,” – ka thënë z. Xani.

    E kryetari i Skenderajt Fadil Nura ka treguar se komuna gjithsej i ka 7 vetura por si shkak i gjendjes jo të mirë të tyre, i njëjti është detyruar që në një mbledhje në Shqipëri të shkojë me veturën e tij personale.

    “Nësë nuk gaboj 7 vetura janë komplet, por nuk janë në gjendje të sigurt as deri në Prishtinë me udhëtu. E le ma me pas naj vizitë. Në Shiqipëri për shembull për punë të komunës kam shku me kerr privat, sepse nuk i kam besu asnjë veture që kemi në komunë”

    Në kuadër të KAP-it për vitin e ardhshëm Nura tregon se i ka paraparë 100 mijë euro, për blerjen e veturave të komunës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.