[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Para disa kohësh ka filluar ndërtimi i bulevardit “Ilaz Kodra”, në qytetin e Skenderajt. Përmes këtij projekti do të bëhet zgjerimi i kësaj rruge duke krijuar hapësira për rekreacion, fitnes të jashtëm, kënd lojërash për fëmijë, hapësira për të moshuar, parkingje të shpejta, hapësira gjelbëruese dhe arkitekturë me ngjyra e cila do i jep gjallëri bulevardit, transmeton rajoni.org.
Ky projekt është mundësuar nga Komuna e udhëhequr nga Bekim Jasharit, Ministria e Mjedisit dhe UN-Habitat, me kosto financiare prej 150 mijë euro.
[the_ad id="78756"]
Bulevardi “Ilaz Kodra” i cili është i vendosur ngjit me parkun “Idriz Rrecaj”, është pranë përfundimit të fazës së parë dhe ka marrë këtë pamje deri më tani./Rajoni.org/

