Agim Bahtiri, ka uruar ditëlindjen e vajzës së tij.
Bahtiri ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia përcjellur urimet për ditëlindje vajzës së tij, përmes një postimi në “Facebook”.
“Ditëlindja jote është një ndjenjë e sinqertë që gjithmonë më ka përcjell, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, që ju këtë e keni realizuar pikë për pikë”, ka shkruar Bahtiri, sipër fotografisë së vajzës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Agim Bahtirit:
Shumë e respektuara dhe e nderuara vajza ime, sa herë që vjen data e lindjes tuaj më përkujton ato ndjenjat e thella të zemrës sime, që më thojshin gëzohu fort se të ka ardhur një engjull i cili do të jetë çdoherë në krahrorin tënd, si një engjull i shenjtë për të ardhmen tuaj duke qenë besnike.
Ditëlindja jote është një ndjenjë e sinqertë që gjithmonë më ka përcjell, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, që ju këtë e keni realizuar pikë për pikë.
Puna, vepra, vizioni juaj më bënë të ndihem shumë krenar për çdo ditë të jetës suaj deri në këtë moment që po shkruaj. Këtë nuk po e them vetëm unë, por e thotë familja, shoqëria, e gjithë farefisi ku ju keni shërbyer e të gjithe këta ndjehen krenar për ty.
Unë e dija vlerën tuaj të çmuar dhe të vlerësuar nga shumë njerëz. Ti je shpresa ime, gëzimi im, jeta ime, engjulli im, por ti je edhe vet AGIM Bahtiri. Prandaj më lejo që në këtë ditë të shenjtë të ju uroj që gjatë gjithë jetës të ju përcjell shëndeti dhe suksesi.
Uroj të ke një familje që e ke krijuar vet ne nivel te duhur, ashtu siç ke qenë ti gjithmonë.
Uroj të jeshë një mbretereshë me një kurorë të artë në kokën tuaj, sepse je një thesar në fund të detit i pazbuluar.
Unë çdoherë kam qenë dhe jam krenar për juve dhe do të jetoj vetëm për ty.
Te dua pakufi, shpresa ime, jeta ime.
Shumë URIME 🎊🎉
Përzemërsisht,
Nga babai yt!