[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, sot nga ora 11:00.
Njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
Disa nga pikat tjera të rendit të ditës janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.
[the_ad id="78756"]
Në rend dite janë gjithashtu edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, e shume raporteve të tjera.