Manchester United nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1-1, kundër Southamptonit, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Premier League-s, raporton RTKLive.com.
Southamptoni i sulmuesit shqiptar Armando Brojës ndal Ronaldon më shokë midis ‘Old Traffordit’.
Jadon Sancho pas 20 minutave lojë, zhbllokoj ndeshjen duke kaluar në epërsi ‘Djajtë e Kuq’ prej 1-0. Më këtë rezultat skuadrat ju drejtuan zhveshtorëve.
Në pjesë e dytë, skuadra mike përmes Adams (48’), barazoi rezultatin në 1-1. Skuadra nikoqire provoj më të gjitha forcat që të gjej edhe golin e fitores, megjithatë, gola më nuk kishte. Southampton, skuadër në të cilin titullar ishte edhe Armando Broja, shkëput një pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.
Pas këtij barazimi, Manchester United zë vendin e gjashtë me 39 pikë të tubuara, derisa Southampton renditet e dhjeta me 28 pikë të grumbulluara.