Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Specialja në Kushtetuese, veç një deputete sipas veteranëve nuk e ka hequr nënshkrimin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se nuk presin ndryshime nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi kjo organizatë nuk është e kënaqur me punën e asnjë partie politike.

    Klinaku duke folur për kërkesën e tyre që Ligji për Gjykatën Speciale të dërgohet në atë Kushtetuese, përmendi se vetëm deputetja Duda Bajle vazhdon ta përkrahë këtë iniciativë, ndërsa deputetët e tjerë të Kuvendit kanë tërhequr nënshkrimet e tyre.

    [the_ad id="78756"]

    “Sa i përket kësaj ka dështu, t’ju them sinqerisht, neve na kanë premtuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, kemi taku disa grupe parlamentare kemi taku Grupin Parlamentar të AAK-së, Nismës dhe të PDK-së, kemi takuar edhe nga Grupi 6+, siç është për shembull Duda Bajle. Na kanë premtuar që do t’i japin nënshkrimet për ta dërguar si çështje në Gjykatë Kushtetuese, në fund u tërhoqën me të thënë të drejtën vetëm Duda Bajle ende nuk është tërhequr nga kjo çështje”.

    “Na ka ndihmu shumë deputeti Gazmend Syla, por edhe ai ka thënë që nuk ka nënshkrime nga partia e tij, për shkak se thuhet me sugjerimin e shokëve që janë në burg, që të mos dërgohet si çështje. Interpretimin që e ka bërë Dhoma e Gjykatës Kushtetuese, atje siç thirret në Hagë, mendoj që nuk ka pasur të drejtë ta interpretojë pasi është çështje e Gjykatës Kushtetuese këtu. Vazhdimin e mandatit mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

    Tutje, Klinaku shpreson që të krijohet një gjykatë e veçantë në Kosovë për gjykimin e krimeve të Serbisë.

    “Në radhë të parë është dashur që ta kemi parasysh që këto zhvillime kanë ndodhur pas arrestimit të krerëve të UÇK-së, sidomos pas arrestimit të president Thaçit që është dashtë të jap dorëheqje, kështu zhvillimet politike në Kosovë nuk kanë qenë aq të mira dhe situata ka qenë e brishtë për shkak se subjektet politike kur është çështja e presidentit ata nuk e kanë tejkaluar si problem. Meqenëse nuk është funksional as Kuvendi i Kosovës si duhet por as qeveria”.

    “Ne në zgjedhje shkojmë, por ky Kuvend është dashur që ta kryejë obligimin që e ka marrë nga ana jonë, pasi ne i kemi pasur dy kërkesa prej tyre dhe ata nuk i kanë kryer. Një prej tyre ka qenë që Ligjin për Gjykatën Speciale ta ndryshojnë, në mënyrë që të gjykohen në Kosovë. Nga kjo legjislaturë nuk kemi pritur asgjë. Presim qoftë se legjislatura tjetër do të bëjë diçka në atë drejtim ne na ka penguar që në Kosovë s’po ndiqen krimet e luftës që Serbia i ka bërë, masakrat dhe gjenocidin dhe nuk është duke i ndjekur askush, dhe presim që legjislatura tjetër ta bëjë apo ta ndryshojë Ligjin dhe të krijohet një gjykatë ekstra dhe të gjykohen të gjitha krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë”, tha ai.

    Më tej, Klinaku tha se për OVL-UÇK-në nuk ka qeveri ideale, por thotë se është e rëndësishme që cilado parti politike të fitojë në zgjedhje të fokusohet te zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjve.

    “Për OVL-UÇK-në me të thënë të drejtën qeveri ideale s’ka, ne kemi shumë shokë të luftës por nuk do të thotë kjo që mund të jenë më të mirët në qeverisje, por qeveri ideale nuk ka sepse i kemi provuar të gjithë”. “Në të gjitha qeveritë e kaluara dikush na ka përkrah, dikush nuk na ka përkrah fare, por qeveri ideale për qytetarët se në këtë rast edhe ne jemi qytetarë, do të duhej të ishte që ata të merren më shumë për zhvillimin ekonomik dhe për punësimin e të rinjve. Kjo do të ishte qeveria ideale edhe për qytetarët edhe për ne si veteranë”, përfundoi ai.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.