Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Specialja shpenzoi 275 milionë euro

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Vetëm një gjykim për krime lufte ka nisur në Gjykatën Speciale, por për gati shtatë vjet të funksionimit të saj, ajo ka shpenzuar gati 300 milionë euro. Kjo shumë po vlerësohet e lartë nga avokatë të licencuar nga Specialja, që e kritikojnë për paaftësi në përfundimin e detyrave të saj.

    275 milionë euro janë shpenzuar nga Dhomat e Specializuara, prej vitit 2016 kur nisi punën ky institucion.

    [the_ad id="78756"]

    Vitin e parë të funksionimit të plotë Specialja e kishte nisur me 29 milionë euro buxhet, derisa ai është rritur çdo vit.

    Granti i fundit është ndarë mesin e vitit të kaluar në vlerë të 110 milionë eurove, e cila vlen deri në mes të 2023-ës.

    Ky buxhet është ndarë nga Bashkimi Evropian, financuesi kryesor i Dhomave të Specializuara. Kurse aty kontribuojnë edhe vendet si Norvegjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Kanadaja dhe Turqia.

    Përveç financimit nga BE-ja, Specialja ka pranuar edhe 8 milionë e 257 mijë euro fonde nga Norvegjia për të mbështetur zhvendosjen e procedurave në objektet në Hagë.

    Kurse, për të informuar qytetarët e Kosovës rreth punës së saj, Gjykata Speciale ka pranuar tre grante nga Zvicra në vlerë të 325 mijë eurove.

    Në të dhënat që Specialja i ka dërgua, në mesin financuesve gjatë kësaj periudhe nuk figurojnë SHBA-ja, Kanadaja dhe Turqia.

    Shumën e shpenzuar nga Specialja e vlerëson të lartë avokati i licencuar nga kjo Gjykatë, Skender Musa.

    Pavarësisht të shpenzimit të këtyre milionave, Musa thotë se Gjykata është treguar e paaftë në kryerjen e përgjegjësive të saj.

    “Nuk ka pasur gjykatë më të ngathët dhe më të ngadalshme. Me vet faktin që aktakuza ka shkuar në Gjykatë dhe në rast se prokurori kërkon afat shtesë për të hetuar, Gjykata është dashur ta analizojë mirë çështjen e paraburgimit të arrestuar dhe pastaj akuzën ta kthejë në përmirësim në mënyrë që të përfundojnë hetimet”, deklaroi Musa.

    Kjo shumë është shpenzuar nga Gjykata pa nisur akoma gjykimi ndaj të akuzuarve kryesorë, e deri sa të nis ajo fazë, sipas avokatit Musa, shpenzimet mund të mbërrijnë në mbi një miliard euro.

    “Nëse këta me këto seanca kaq të rralla dhe shqyrtim të çështjeve paraprake, të kërkesave dhe ankesave të avokatëve sa i përket çështjes lidhur me provat, kanë shpenzuar 200 milionë atëherë kur fillon procesi gjyqësor që do mund të caktohen seanca çdo ditë atëherë me siguri që shpenzimet rriten dhe mund ta kalojë edhe shifrën 1 miliardë”.

    Gjykata Speciale u themelua me vendim të Kuvendit të Kosovës në vitin 2015.

    Ajo u bë juridikisht funksionale me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe Provave më 5 korrik 2017.

    Para kësaj periudhe, zyrtarët e saj kanë punuar në përgatitjen e funksionalizimit të Gjykatës.

    Deri më tani, mes të akuzuarve për krime lufte janë edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa.

    Kurse ish-drejtuesit e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.